• |
ide | kryesore

Pamje të rënda nga Athina, polici i mësyn me vinç protestuesve (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia nuk gjen qetësi nga protestat pas aksidentit tragjik me dy trenat, ku humbën jetë 57 persona. Edhe sot në Athinë dhe në qytete të tjera të vendit mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë e sheshe. Por ajo që bën më shumë përshtypje sot është reagimi i dhunshëm i forcave të policisë greke.

Reagime edhe karshi protestuesve krejt paqësorë. Ndërkohë pamje të pabesueshme u regjistruan në rrugën “Akadimias” në qendër të Athinës, pas përfundimit të protestes. Siç shihet në video, një punonjës policie duke drejtuar vinçin e ELAS-it për pak ka shtypur protestuesit në rrugën Akadimias.

Në fakt, ai ka rënë qëllimisht mbi një grup personash që po lëviznin një kosh plehrash. Në një tjetër video shihet se si një punonjës policie godet në fytyrë një grua. Pamjet po bëjnë xhiron në mediat greke dhe në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *