• |
ide | kryesore

Përplasjet e ultrasve, Eintracht Frankfurt: “Sulmi nisi nga tifozët e Napolit”

-Instant, Sport
Eintracht Frankfurt



Philipp Reschke, anëtar i bordit të drejtorëve të Eintracht Frankfurt, ka reaguar pas incidenteve të djeshme në Napoli. Ai lëshoi një deklaratë në lidhje me përplasjet e ndodhura para dhe pas ndeshjes së Champions: “Të mërkurën në mbrëmje rreth orës 23:30 pati një tjetër sulm nga rreth 100 tifozë të Napolit. Sulmi u adresua te dy hotele (ai ku qëndronte skuadra dhe ai ku qëndronin tifozët gjermanë, red.) Sidoqoftë, të gjithë mbërritën të sigurt në dhomat e tyre përkatëse. Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm nuk pati asnjë përplasje tjetër. Policia konfirmoi se nuk ka pasur të plagosur”.

Më pas Reschke vazhdoi të fliste për dinamikën e fakteve sipas asaj që iu komunikua gjermanëve: “Tre tifozë të Eintracht Frankfurt u arrestuan. Mësuam se rreth 200 ultrasve napolitanëve iu ndalua hyrja për ndeshjen për shkak të përplasjeve të pasdites. Policia konfirmoi se sulmi i djeshëm nisi nga tifozët kundërshtarë. Por edhe kjo nuk e justifikon dhunën që shpërtheu më vonë nga të dyja palët. Ndalimet nuk çojnë në asgjë. Privojnë tifozët nga një ndeshjeje si kjo dhe nuk i pengojnë gjithsesi disa njerëz të konfrontohen. Kaosi dhe improvizimi kanë zëvendësuar organizimin që kishim përgatitur”.

Lexo më tej: Bilanci i guerriljes në Napoli: tetë të arrestuar, gjashtë policë të plagosur

Në fund, edhe konkluzioni: “Na vjen shumë keq për ngjarjet që ndodhën në Napoli. Asgjë nuk e justifikon këtë dhunë. Ajo dëmton futbollin, Eintrachtin dhe përpjekjet tona për të mbrojtur të drejtat e të gjithë tifozëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *