• |
ide | kryesore

Video/ Lazio shembet në Holandë, Karlsson dërgon Az Alkmaar në 1/4: Anderlecht mbyt ‘Nëndetësen e verdhë’

-Instant, F1, Sport, Video
Karlsson



Lazio i teknikut Maurizio Sarri është jashtë Conference League. Në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8, bardhekaltrit përsëritën pasivin e ndeshjes së parë kundër Az Alkmaar. Holandezët fituan 2-1 (4-2 në total). Avantazhi i bardhekaltërve me Felipe Anderson në minutën e 21′, mori përgjigjen pas shtatë minutash me silurën e Karlsson që befasoi Provedel. Në pjesën e dytë, formacioni i Jansen përmbysi rezultatin, me golin e Pavlidis në minutën e 62′ sërish me një asist të Karlsson.

Lazio përshëndet kështu Europën. Në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Conference League, skuadra e teknikut Sarri humbi 2-1 ndaj Az Alkmaar. I njëjti rezultat si në ndeshjen e parë. Bardhekaltrit kishin kaluar në avantazh me një goditje të bukur të Felipe Anderson në minutën e 21′. Rikthimi i AZ ishte blitz, me barazimin e pastaj parakalimin e holandezëve. Ata shënuan në minutën e 28′ me Karlsson dhe në minutën e 62′ me Pavlidis. Ndeshje e dominuar nga Az, që goditi edhe tre shtylla.

NDESHJET E TJERA

Befasia e vetme ka ardhur nga Spanja ku Villareal del nga kompeticioni i mundur në shtëpi 0-1 nga Anderlecht. Spanjollët pasi kishin barazuar në Belgjikë janë dorëzuar në shtëpi, duke u eliminuar nga goli i Slimani në minutën e 73′. Avancon pa probleme West Ham: 4-0 ndaj AEK Larnaca në Londër, me agregatin 6-0. Nice imponohet 3-1 ndaj Sheriff Tiraspol dhe shkon në cerekfinale. Francezët kishin fituar 1-0 edhe në Moldavi.

Europa Conference League Round of 16

AZ Alkmaar 2-1 Lazio
Nice 3-1 FC Sheriff
Villarreal 0-1 Anderlecht
West Ham United 4-0 AEK Larnaca



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *