• |
ide | kryesore

Video/ Vila madhështore e Adebayor i lë të gjithë pa fjalë: çfarë luksi!

-Instant, Sport, Video
Adebayor



Gushtin e kaluar, pas njëzet vitesh futboll dhe më shumë se 250 golave në karrierën e tij, Emmanuel Adebayor i dha lamtumirën e fundit botës së futbollit. Ish-sulmuesi i Arsenal, Tottenham dhe Real Madrid, ndër të tjera, duhet të ketë grumbulluar një pasuri të tërë gjatë karrierës së tij. Kontratat e ndryshme faraonike të përfituara në disa prej klubeve më të famshme në botë nuk kanë qenë të pakta. E për ta vërtetuar këtë është video e publikuar nga vetë togolezi në faqen e tij në Instagram. Një prezantim i vilës së tij të mrekullueshme, të pajisur me çdo lloj komoditeti. Për të mos përmendur parkun e makinave…

Pas përfundimit të karrierës me Semassi, një ekip nga Togo, Emmanuel Adebayor kishte humbur disi gjurmët, veçanërisht në botën e futbollit. Sulmuesi, i njohur jo vetëm për golat e shumtë, por edhe për disa episode të diskutueshme, zbavitet tani duke ndarë momente të jetës së tij. Në profilin e tij në Instagram Adebayor mburret me mbi 1.5 milionë ndjekës. Ndjekës që fjalë për fjalë u mahnitën duke admiruar vilën luksoze ku jeton ish-sulmuesi, të cilën ai e ka treguar në një video.

LUKSI I VILËS 12 MILIONË DOLLARË

Palestër, sallë lojrash me bilardo të personalizuar, pishinë, kinema private, arredim i rafinuara, objekte të veçanta dhe me vlerë të lartë. E pastaj një pamje e jashtme e përkujdesur në mënyrë të përsosur dhe një flotë makinash që nuk ka asgjë për të pasur zili atë të Cristiano Ronaldos. E gjithë kjo është vila madhështore e Adebayor, të cilën ai e shfaqi me krenari në videon sociale. Megjithatë, në mbishkrim, ish-sulmuesi dëshiron të sqarojë: “Kjo shtëpi përfaqëson më shumë se thjesht luks. Është një kujtesë se me punë të palodhur, disiplinë dhe besim në një fuqi më të lartë, gjithçka është e mundur. Le të të frymëzojë historia ime që të mos heqësh dorë kurrë nga ëndrrat e tua, pavarësisht sa të mëdha mund të duken”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Real Adebayor (@e_adebayor)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *