• |
ide | kryesore

Berisha: Ahmetaj e kërcënoi, Rama nisi kontrollet në mënyrë të paligjshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kontrollet në banesën e ish-gruas dhe partneres së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt. Sipas tij, ato u bënë si një formë hakmarrje. Berisha shtoi se kontrollet në këto banesa janë bërë pa një procedurë ligjore. Në konferencën e përjavshme për mediat, kryedemokrati u shpreh se Ahmetaj deklaroi se kreu i qeverisë ka mbledhur 17 firma për 24 orë, dhe se ai si ministër nuk do e bënte kurrë.

Berisha u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës. Sipas Berishës atij iu vunë prangat, disa orë pasi njoftoi se do të rikandidonte.

Berisha:

Narkotrafikanti i Bulqizës kishte dosje pale mbi 4 vite, i akuzuar për vjedhje monstroze për ndërtimin e rrugës. Dhe nuk i futej gjembi në këmbë.Në momentin që deklaroi se do rikandidonte dhe nuk e pyeste partinë, pas pesë orësh iu vunë prangat. U servir kjo si një akt i drejtësisë së pavarur, në fakt ishte një akt i drejtësisë politike

Ka një analogji të madh mes arrestimit të tij dhe kontrollit të befasishëm që iu bë pa asnjë mandat tek partnerja dhe ish bashkëshortja.

Organet ligjzbatuese duhet të kenë të drejtë të kontrollojnë në cdo rast kur lindin dyshime por kurrë në kudnërshtim me procedurën ligjore. E kam denoncuar me dhjetëra herë Ahmetajn por procedura joligjore nuk mund të përdoret se kërcënoi Edin ramën. Ai e kërcenoi Ramën, i tha je ti që kë mbledhur 17 firma në 24 orë se unë si ministër se bëja dot.

Kërcënoi Agacin , Veliaj dhe tani nuk merret me thelbe por bëjnë kontrolle pa autorizime, të dënueshme. Nëse ti ke dyshime paraqitja gjykatës, merrrja autorizimin dhe kontrollo. Por është bërë qëllimisht.

Nuk guxojnë ta prekin se përfundojnë më keq se ai.



9 Comments

  1. Ahmetaj i paska ble te gjithe , me media , me opozite. Prandaj nuk ka asnje reagim thotë:

    Po pra e dhane gjithe kanalet tv per kontrollin.
    Sali , po per vilat e Ahmetaj qe i gjenden ne cdo resort turistik , si i komenton ti ??
    Apo eshte e zakonshme tani , qe cdo qeveritar mund te pasurohet pa problem me taksat e shqiptareve

  2. Si u be thiatro fare kjo pun. U bashku bluja e PD me te kuqen e LSI e ben mavin e PS, ca paradoksi. Ky meret me stanin e mavive sikur i ka ne rregull punet te stani i vet.

  3. ca e ka kete diarre psiqike, vk u plak ky, kaq e pati. Sdi me ca thot, si e nis e si e mbyll. E nis me ate te Bulqizes e perfundon te dashnorja e Ahmetaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *