• |
ide | kryesore

Borrell dhe Blinken diskutojnë për takimin Kurti-Vuçiç në Ohër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka biseduar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me takimin e nesërm në Ohër. Borrell ka thënë se e ka informuar Blinkenin për raundin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

“E informova Sekretarin e shtetit Antony Blinken për takimin e ardhshëm të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër. Vlerësova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell në Tweet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *