• |
ide | kryesore

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arresti për Vladimir Putin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Putin



Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin.

Gjykata pretendon se ai është përgjegjës për krime lufte, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

Gjykata argumenton se krimet janë kryer në Ukrainë të paktën nga 24 shkurti 2022. Kjo është data kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë ndaj Ukrainës.

Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime lufte gjatë pushtimit.

ICC e ka akuzuar Putinin për përfshirje në dëbimin e fëmijëve dhe thotë se ka dyshime të arsyeshme për të besuar se ai i ka kryer aktet drejtpërdrejt, si dhe duke punuar me të tjerët.

Gjykata tha gjithashtu se udhëheqësi rus nuk arriti të ushtrojë të drejtat e tij për të ndaluar të tjerët që deportuan fëmijët.

Komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, kërkohet gjithashtu nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Moska reagon ashpër

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse deklaroi dje, para se të jepej vendimi, se urdhër-arrestet janë të pakuptimta.

“Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, duke përfshirë edhe nga pikëpamja juridike,” tha Maria Zakharova ditën e djeshme, të enjten, kur doli fjala për urdhër-arrestet që do të lëshoheshin.

Kjo është për shkak se pavarësisht urdhër-arresteve, GJNP-ja nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuarit dhe mund të ushtrojë juridiksion vetëm brenda vendeve që janë nënshkruar në marrëveshjen që krijoi gjykatën.

Rusia nuk është nënshkruese e asaj marrëveshjeje. Kështu që nuk ka gjasa që Vladimir Putin as të arrestohet dhe as të ekstradohet.

Pas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Vladimir Putin, ka ardhur reagimi i parë nga Moska.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka deklaruar për mediat se kjo është e papranueshme.

“E papranueshme. Rusia, së bashku me disa shtete të tjera, nuk e njeh juridiksionin e asaj gjykate dhe kështu çdo vendim i këtij lloji për Rusinë është i pavlefshëm nga pikëpamja ligjore” – tha Peskov.

Një reagim për mediat ka bërë dhe ish-Presidenti rus, Dmitry Medvedev. Ai e konsideron urdhër-arrestin si një “letër higjienike”. 

Ukraina “feston”

Shefi i kabinetit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak, e mirëpriti lajmin në mediat sociale, duke thënë: “Është vetëm fillimi”.

Wayne Jordash, një avokat ndërkombëtar i të drejtave të njeriut me bazë në Kiev dhe partner menaxhues i Global Rights Compliance, ra dakord se urdhër-arrestet për Putinin dhe Lvova-Belova ka të ngjarë të jenë vetëm të parat.

“Më shumë do të vijnë gjatë muajve të ardhshëm. Kjo duhet të jetë një lloj paralajmërimi”, tha Jordash. Prokurori i ICC, Karim Khan, filloi hetimet për krimet e luftës në Ukrainë më shumë se një vit më parë.

Domethënia e vendimit të Gjykatës

Udhëheqja ruse ka qenë plotësisht e hapur për marrjen e fëmijëve ukrainas në Rusi dhe vendosjen e tyre në kampe ose dhënien e tyre për birësim nga familjet ruse. Më 16 shkurt, Lvova-Belova u shfaq në televizion duke i treguar Putinit për programin dhe duke zbuluar se ajo vetë kishte “birësuar” një fëmijë 15-vjeçar nga Mariupol, qyteti juglindor i Ukrainës që ishte shkatërruar dhe pushtuar nga forcat ruse.

“Tani e di se çfarë do të thotë të jesh nënë e një fëmije nga Donbasi. Është e vështirë, por ne patjetër e duam njëri-tjetrin. Unë mendoj se ne mund të përballojmë çdo gjë, “ i tha Lvova-Belova Putinit në takimin në rezidencën e tij pranë Moskës.

Biseda televizive mund të ketë qenë një faktor në vendimin e prokurorit Karim Khan për të lëshuar kërkesat e tij të para për urdhër-arrest për Putinin dhe Lvova-Belova.

“Këtu ka një rast të qartë kundër Putinit,” tha avokati Jordash. “Kështu që mendoj se është mirë të shohësh prokurorin të fokusohet tek të drejtat e fëmijëve. Mendoj se kjo është ajo që prokurorët ndërkombëtarë kanë dështuar të bëjnë gjatë 20 viteve të fundit, kështu që ky është një fokus i mirë, pasi është një nga krimet më të rënda që po kryhen.” 

Balkees Jarrah, drejtor i asociuar i drejtësisë ndërkombëtare në Human Rights Watch tha:

“Me këto urdhër-arreste, GJNP-ja e ka bërë Putinin një njeri të kërkuar dhe ka ndërmarrë hapin e parë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që i ka dhënë guxim autorëve në luftën e Rusisë kundër Ukrainës për një kohë të gjatë.

Urdhërat dërgojnë një mesazh të qartë se dhënia e urdhrave për të kryer ose toleruar krime të rënda kundër civilëve mund të çojë në një qeli burgu në Hagë. Urdhëresat e gjykatës janë një thirrje zgjimi për të tjerët që kryejnë abuzime ose i mbulojnë ata se dita e tyre në gjykatë mund të vijë, pavarësisht nga grada apo pozicioni i tyre.” 

A do arrestohet Vladimir Putin? 

Ndërsa të dyshosh se Putin mund të arrestohet në Rusi, edhe sikur ky vend ta njihte Gjykatën Ndërkombëtare Penale, do të bënte çdokënd të qeshte, nuk dihet nëse kjo do ta kufizojë Putinin të udhëtojë jashtë vendit.

Shumica e vendeve të botës e njohin Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Nëse Putin shkel në një territor që njeh ICC-në, a do të arrestohet ai?

Duke qenë se një tentativë për të vënë në pranga Presidentin në detyrë të Rusisë do të konsiderohej si akt lufte nga Moska, kjo nuk dihet nëse ka gjasa të ndodhë. Megjithatë duhet marrë në kosideratë fakti se që prej nisjes së luftës në Ukrainë në muajin shkrut të vitit të kaluar, Putin i ka reduktuar vizitat e tij jashtë Rusisë.

Më shumë se një tentativë reale për të çuar Putinin para drejtësisë, ky urdhër i ICC-së ka më shumë një vlerë simbolike dhe e izolon edhe më shumë regjimin e Kremlinin dhe Putinin në arenën ndërkombëtare. Më shumë rrezikojnë vartësit e tij, si Maria Lvova-Belova, apo të tjerë që mund të kërkohen nga ICC-ja në të ardhmen.

Përgatiti ©LAPSI.AL 



34 Comments

      1. si shan per putinin nga motra nje shqiptar o autokton kuqezi patriot?

        ju qifsha patriotizmin
        eshte patrioti yt o koqe (i keq apo i mire)

          1. bota ju ka fut ne kafaz e ju ka zbut

            ke bythe te dalesh kunder ambasades
            ske! rri si mi kanalesh ne vendin tend
            prano edkarin ne krye
            gezuar festen e LGBTQIU

      2. Te arrestojne Klinton, Bushin, Obamen, Trumpin dye Biden per miliona civike te vrare ne pusjtimet e Afganistamit, Irakut, Sirise, Libise, Jemenit dhe Somalise . Rrobqirat kolonizator ti hane trapin Rusit dhe Kines

    1. Moooos! I paska mbush putini sot!

      jo po bejeni non grata hahaha

      Po pse rusia gaboni ju duket?? Apo ruanda??

      Gjykata nderkombetare vlen vetem per te mundurit ne lufte.

      Mundeni nje here rusine pastaj flasim per burg.

      Tall karin kim jong un ne nje bythr koreje, ju lsjon raketa sa here i do kari

      Ku ka perfundu perendimi !!! I her e i koh kishin gjith globin tani te kercenojne me gjykata nderkombetare hahaahahah

      1. si shan per putinin nga mamaja nje shqiptar o autokton kuqezi patriot?

        ju qifsha patriotizmin
        eshte patrioti yt o koqe (i keq apo i mire)

  1. Sa merren vendime te pazbatueshme me mire te fillojne negociata per paqen, kjo do u

    sherbrnte me shume te dy popujve sesa ky vendim koti.

    1. Nuk eshte vendim i pazbatueshem. Ashtu thoshin edhe per Moloshevicin apo edhe Nazistet.. Keshtu funksionon drejtesia..

    1. Uaa mos tani e fituat luften. Ikni mer karalloj se skeni haberin ca bohet. Akome jeni te filmat me partizon e gjermon. Idiote te devotshem brez pas brezi

      1. po cmerresh me ta
        kaq shume e kan perdor propaganden sa e besojne vete
        putinin ku ta gjejn krahasu me ata qe vijne pas tij

        ata kan dal kunder putinit ne rusi seps eshte tregu i bute

  2. Shpellari është sharës profesionist dhe si i tillë nuk lë rast pa e shfaqur talentin. Ai ska faj, po si nuk i thotë gjë familja që e kanë lënë në këtë gjëndje që është bërë gazi i botës. Po rri në shtëpi o xhaje se do ftohesh.

  3. Po kush ka bythe ta arrestoje? Ky i qi robt kujtdo ne kete bote, i coi nendeteset berthamore ne brigjet amerikane e po i rrujne karin jo me ta arrestojne. Bon vaki spaku jone edhe mundet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *