• |
ide | kryesore

Konfirmohet fejesa e Kate Bosworth dhe Justin Long

Paparazzi, Slider



Kate Bosworth dhe Justin Long janë fejuar, konfirmon një burim për ET.

“Ata janë të dy të emocionuar dhe familjarët e tyre janë jashtëzakonisht të lumtur për ta”, thotë burimi.  Konfirmimi vjen disa ditë pasi Bosworth dhe Long ndezën spekulime për fejesë kur ajo mbajti një unazë diamanti  në festën e Oscars Vanity Fair. Dyshja u përfol për herë të parë se ishin bashkë në vitin 2021, kur ata punuan së bashku në filmin House of Darkness. Gushtin e kaluar, Bosworth njoftoi se ajo dhe Michael Polish, bashkëshorti i saj prej gati tetë vitesh, po ndaheshin. Aktorja zyrtarisht bëri kërkesë për divorc më 15 korrik.

Kate dhe Justin kanë mbetur mjaft privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Në prill, ata u panë teksa rrinin në një plazh Havai, gjë që konfirmoi thashethemet për romancën e tyre për herë të parë. Në të njëjtin muaj, Long kishte folur për të dashurën e tij në podkastin e The Viall Files — megjithëse ai nuk e përmendi Bosworth me emër,  konfirmoi se kishte gjetur “të duhurën”. Më vonë në maj, një burim i tha ET se marrëdhënia e çiftit po bëhej serioze shpejt. “Ata të dy hynë në këtë marrëdhënie pa asnjë pritshmëri apo presion  por gjërat shpejt u bënë serioze,” shtoi burimi./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *