• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë në makinë, kapet 41 vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 41 vjeçar i identifiluar Bledjan Qose është arrestuar nga policia pasi u kap me armë në makinë. Pas një kontrolli, policia gjeti një pistoletë dhe municion luftarak të fshehura brenda kroskotit të makinës. Policia ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Invisible”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë të fshehur në kroskotin e automjetit, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Invisible”.

Gjatë operacionit, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. Q. Gjatë kontrollit, në pjesën e kroskotit të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 41 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”,njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *