• |
ide | kryesore

“Shikoja parakolpin”/ Pezullohet pas daljes së SMS-ve shefi i krimeve në Komisariatin 1

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shefi



Komisar Rustem Dervishi, shefi për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.1, në Drejtorinë Vendore të Tiranës është pezulluar nga detyra për një periudhë 30-ditore. Shkak u bë dalja e disa bisedave që ai kryen me efektivë të tjerë të policisë për një vajzë të shpallur në kërkim. Gjuha e përdorur prej tyre është konsideruar si e padenjë dhe mjaft seksiste.

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket

Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi

Ina: Si urdhëron shef! Fshati që s’ka nevojë për kallauz!

Petrit Hala: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita

Rustem Dervishi: (bisedë e fshirë) 24 -02—2005 shkurt

Petrit Hasa: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë parë

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjal nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën.

Pas daljes së bisedave ka reaguar Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që ka marrë masën ndaj Dervishit. Ai akuzohet për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së thotë se vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast.

Një prej policeve që komenton tek “shefi” është edhe Ina Nuka, efektivja e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Rama i cili në shpërblim i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë. ©LAPSI.al

humbur



8 Comments

  1. Plera e gjith administrata fund e krye me ne krye krye pleren Edvin Keistaq Kurvi. Tutje tutje ne ferr rrac muti

  2. Mirë ky “Komisari”… Por edhe Ajo… “Heroina”… Që në fillim e paragjykojnë vajzën, palé pastaj ta gjejnë …. Turp te kenë! Turp! Te pezullohet edhe ajo dhe jo vetëm pezullim, por, sipas ligjit… “për cënim dhe prishje të figurës të funksionarit shtetëror ” dhe “neglizhencë me dashje” (ajo që i ka idetë më të qarta se vajza adoleshente) të largohen nga detyra!

  3. Mjafton ky komunikim mes policesh, ku paturpesisht perfshihet nje grua, per te kuptuar se si do te pritej vajza ne komisariat, nëse do te kerkonte ndihme apo denonconte nje mashkull.

    Shume here kemi degjuar per sjellje te tilla ndaj vajzave e grave te dhunuara, madje atyre te marra me force ne rruge per ti cuar ne hotele e motele, por kjo sjellje kriminale qenka bere norma e “policise qe duam”.

    A ka vend per ankese qytetaresh ne zyrat e nje institucioni te tille?!
    Kur degradon shteti nderrimi i drejtoreve si kuajt e nje karroce te prishur, nuk ben pune…

  4. Kjo femra bastarde police jo vetem te shkarkohet, por edhe denohet duke bere ca dite burg. Prapakolpin ta marr me vete se do i hy ne pune. Te mendosh qe keta bullisto_ arrogant te vegjel, imitojne arrogance atje lart, ku i madhi fare eshte shperfytyruar edhe ne surrat nga arroganca e mendjedhesia.

    1. Bravo cuna. Edhe goca. Kjo eshte policia qe duam… E si mund te presesh qe keta te luftojne krimin, ne krah te qytetareve. Keta jane vete funderrina, nga i pari te i fundit. Deri ne maje, ne Surrel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *