• |
ide | kryesore

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit

-Instant, Lajme, Të fundit

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky takim u mbajt në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mndërmjet dy vendeve. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE, Peter Stano përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë, pritet deklarata zyrtare e përfaqësuesit të BE, Borrell.


Të dy liderët, fillimisht kanë pasur takime të ndara me Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Më pas, ata kanë vijuar me takimin trepalësh, i cili zgjati disa orë. Mësohet se zgjatja e bisedimeve, ishte për shkak të Ascioacionit, që duket se po e mban ‘peng’ marrëveshjen.



2 Comments

  1. Jetojme ne kohen e dezinformacionit dhe gazetaria e mirefillte nuk rend per te qene e para ne dhenien e lajmit, por per te qene e sakte.

    Pavaresisht se behen perpjekje te medha per ta bere edhe Lapsi. al nje borie skupesh, deri tani mbetet nje media luftetare e te vertetes.

    Nje burim i sigurte nga takimi me garantoi qe vila e Titos ne Oher ishte e kendeshme per nje fundjave europiane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.