Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur të shtunën në Krime. Ai ka mbajtur këtë vizitë për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të këtij gadishulli ukrainas. Televizioni shtetëror i ka publikuar disa pamje të Putinit, duke ecur me një grup zyrtarësh.
Guvernatori lokal, Mikhail Razvozhayev, ka thënë se Putin fillimisht është planifikuar që të marrë pjesë virtualisht në hapjen e një shkolle arti për fëmijë. Rusia e ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014.
Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtu luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.