• |
ide | kryesore

Takimi Kurti-Vuçiç, çfarë do të ndodhë sot në Ohër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen fillimisht veç e veç me ndërmjetësuesit e bisedimeve: shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

REL shkruan se pas këtyre bisedimeve do të pasojë takimi i përbashkët. Borrell tha një ditë më herët se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

“Shpresoj se Kosova dhe Serbia do të mund të bien dakord për rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve”, tha Borrell më 17 mars, pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *