• |
ide | kryesore

Tenderi me vlerë 322 milionë, gjykata lë në burg kryebashkiakun e Bulqizës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka mbaruar seanca gjyqësore e kryebashkiakut Lefter Alla dhe 13 zyrtarëve të Bashkisë Bulqizë. ABC News mëson se masat e përcaktuara të sigurisë janë lënë në fuqi.

Alla ka shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak, ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë.

Sipas avokatit mbrojtës të Allës, Hysni Demiraj, të arrestuarit nuk kanë kryer asnjë shkelje, thjesht kanë kryer detyrën.

Në pranga kanë rënë:

Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë

Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare

Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës

Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile

Rubin Kola – Inxhinier urbanistike

Denis Xholi – Ish Drejtor Juridik

Leonard Daçi – Sekretar i Përgjithshëm

Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit; Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla), Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Ana Nishku (arrest shtëpie) dhe Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie).



2 Comments

  1. Aalla-tet e Ramdrogës , me të në krye , të cilëve nuk ju kanë mbetur as vende më për të fshehur parat e xhvatura këtij populli , vetëm dijtën të hanë , të pinë e harem kurvash , mu si dërra të fëlliqur të zhgryer në ndyrësirllëqe , thua se mbas tyre Shqipëria nuk do të egzistoj më . ( sipas planeve të Ramuçiçit)

  2. Me sfondin plot libra e me flete lavderimi ky kryebashkiaku duket shum i lexuar, vetem se nuk ka bere shkolle te mesme fare! Me shume veshtiresi ka mesuar te hedhe firmen neper shkresa.
    Rilindas tipik drogaxhi, e kane modelin – liderin global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *