Është ndërprerë përsëri takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Takimet në Ohër nisën ditën e sotme në orën 10:30. Ndërsa që nga nisja e takimit Kurti-Vuçiç është bërë dy herë pushim.
Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë. Më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve. Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë.