Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se pret që të arrestohet gjatë të martës për një çështje të ngritur nga prokuroria e Manhatanit. Njoftimin e beri vetë aipërmes rrjetit social, Truth. Trump nxiti mbështetësit e tij që të dalin në protesta.
Çështja ku ish-presidenti është implikuar, është ajo me pagesat e paligjshme ndaj pornostares, Stormy Daniels. Ajo është paguar për të mbajtur të fshehtë një raport intim mes tyre. Një nga avokatët e Trump tha se pretendimi i tij se do të arrestohet, bazohej në raportimet e mediave se ai mund të paditet javën e ardhshme.