• |
ide | kryesore

Vendimi i KAS, Celibashi regjistron në zgjedhje PD-në e vulës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar këtë të shtunë, 18 mars PD-në me nënkryetar Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zbatojë vendimin e marrë nga KAS, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

“Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë vec faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej cdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për cështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi. Ndaj për të mos e zgjatur më tej vendosim regjistrimin e PD me nënkryetar Enkelejd Alibeaj në vilësinë e kryetarit tënkomanduar të partisë për zgjedhjet e 14 majit 2023”, tha Celibashi.



4 Comments

  1. Do t’a shohim dhe këtë gjë.Deri tani është monizmit që e sulmon me njerëzit e vet në gjykata.Po të ishte burrë Rama ti dilte ballë për ballë.Po si skuth që është shfrytëzon pushtetin me njerëz pa indentitet e dinjitet.

  2. Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt, formalisht as në emër të koalicionit ku merr pjesë de fakto, si një qytetar i cfarëdoshëm pasi dështoi përpjekja mashtruese që të regjistrohej në KQZ si përfaqësues i PD-së. Një aderim që nuk ka asnjë vlerë ligjore, pasi koalicionet bëhen mes forcave politike të regjistruara, jo mes privatësh.Ky ceceni gimi njesoj si Maestro i bugut qe i thote luizit skuth

  3. Më duket se përfaqson. Ja 700 mijë votues or i paymëri 16:57.Po ata halet e vulës sa përfaqsojnë? Ja të themi 2000 vetë.Keta po nuk përfaqsojnë.Berisha ka përfaqësuar, përfaqson dhe do përfaqësojë gjithmonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *