• |
ide | kryesore

Video/ Debutimi i Mehmetit e dëmtimi i Ismajlit, Sylvinho kundër Polonisë ka një ‘spiun’… Doriva: “E njeh mirë nga Porto”

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



Tekniku i kombëtares Sylvinho ka dalë para gazetarëve në vigjilje të ndeshjes së tij të parë në pankinë e Shqipërisë. Braziliani ka zbuluar gjithçka që e ka orientuar në përzgjedhjen e 23 lojtarëve. Sigurisht është një situatë optimal për teknikun, që sheh lojtarët e tij më cilësore të dëmtuar apo pa minuta. Sylvinho ka treguar se ka ndjekur më shumë se 240 ndeshje me stafin e tij dhe se ka vëzhguar 70 lojtarë për të seleksionuar skuadrën aktuale.

Në listë sigurisht spikat thirrja e parë për Jasir Asanin dhe Anis Mehmeti. Braziliani shpreson që lojtari i Bristol në Championship të jetë një nga zbulimet e tij: “Mehmeti është më i ri, po bën një rrugëtim shumë të mirë duke luajtur në Championship. Ai është lojtar krahu, i aftë, i ri, duhet të zhvillohet e përmirësohet. Asani është një i majtë, ku kishim mungesa, është një mesfushor sulmues i cili ka një rrugëtim të rëndësishëm në Hungari. Sot ka shënuar tre gola”.

Lexo më tej: Asani e Mehmeti për herë të parë: Sylvinho bën zgjedhjet anti-Poloni, por skuadra është e copëtuar

DËMTIMET E MUNGESAT

Prapavija e gjitha është një problem. Asnjë nga portierët nuk luan, ndërsa Gjimshiti e Ismajli kanë lënë një vakum, që Kumbulla i kohëve të fundit nuk mund ta mbushë. “Të dy unë i kam takuar, nuk kanë luajtur me ekipet e tyre, por kanë shumë eksperiencë dhe janë shumë të rëndësishëm. Ata që e ndjejnë fanellën, i plotësojnë kriteret. Më vjen keq për të gjithë të dëmtuarit, por nuk duhet të ankohemi. Dëmtimi i Ismajlit? Për fat të keq ndodhi, nuk e di mirë. E pashë që u ul në fushë dhe kërkoi zëvendësim, luajti vetëm 20 minuta. Doktori Stesina foli me mjekun e Empolit. Sot, deri pasdite, mund të bëjmë zgjedhje, por të presim. Ndoshta nuk ka ndodhur asgjë, do të flas pasdite me doktorin dhe sot pasdite do të bëjmë një zgjedhje”.

SFIDA ME POLONINË DHE “SPIUNI” DORIVA

Polonia është skuadra më e kuotuar e grupit në të cilin bën pjesë Shqipëria, në eliminatoret e Euro 2024. Nuk është momenti më i mirë të përballesh me skuadrën më të fortë në debutim, por Sylvinho beson se gjithcka ndodh për një arsye: “Ne ecim para dhe mendojmë se duhet të luftojmë për çdo pike. Në çdo fushë duhet të luftojmë për çdo pikë. Nëse duam të kualifikohemi, këtë duhet të bëjmë. Ata janë të fortë, janë mësuar të luajnë në Botërorë dhe Europianë, janë një ekip i rëndësishëm. Ne do të përgatitim ndeshen dhe do të shkojmë të luajmë, kemi 7 ditë stërvitje dhe e përsërit që çdo pikë për ne është e rëndësishme. Duhet të shkojmë atje me dëshirë, zemër e shpirt se kështu luhet futbolli. Është ana taktike dhe teknike, por është e rëndësishme shpirti e zemra”, tha Sylvinho.

“Duhet të kuptojmë si luan Polonia, karakteristikat e lojtarëve i njohim, por edhe ata kanë një trajner të ri. Ata kanë dy ndeshje, do t’i shohim pak te e para. Por si e thashë, një ndeshje duhet luajtur. Në futboll ka dy faza, mbajtja dhe jo e topit, është komplekse, por në përgjithësi është e thjeshtë se ka këto faza. Por duam të bëjmë një ndeshje të mira. Të presim se çfarë do të bëjë Fernando Santos në ndeshjen e para. Doriva ka qenë lojtar i tij, e njeh mirë nga Porto, e njeh shumë mire”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *