• |
ide | kryesore

Ish-mbrojtësi i Partizanit shpëton Tiranën: Damchevski shënon në portën e tij në shtesë, 1-1 me Bylis

-Instant, Sport
Tirana



Tirana nuk arrin t’i japë vazhdimësi rezultateve dhe ndalon 1-1 në Ballsh përballë Bylis. Kryesuesit mund ta konsiderojnë veten me fat në javën e 26, duke qenë se barazuan vetëm në shtesë. Vendosi autogoli i ish-mbrojtësit të Partizanit Damchevski. Përfundoi 1-1 në “Adush Muça” me Bylis e Tiranën që ndanë nga një pikë, që nuk i bënte punë askujt.

Bylis insistoi të diktonte lojën, duke e kuptuar qartë se e lënë në duart e Tiranës, situata do të bëhej e vështirë. Rikthimi i Najdovskit, apo edhe minutat e reja për Abazaj nuk i bënë asnjë punë teknikut Shehi. Bardheblutë vuajtën presionin lart të kundërshtarit. Esquerdinha e Lajthia frikësuan Bekajn, ndërsa Teqja në pjesën e parë u mbrojt vetëm në goditjen e Hasanit.

Ballshiotët dominuan pjesën më të madhe të lojës ndaj kryesuesve dhe kur Esquerdinha i kaloi në avantazh u duk një punë e kryer. Braziliani siluroi nga jashtë zonës, në minutën e 75′, me Bekaj që nuk e evitoi dot golin. Tirana u mundua të reagonte, por më tepër se meritë e tyre barazimi ishte cështje fati. Damchevski devijoi pa dashje në rrjetë topin e kthyer nga grushtimi i Teqjas në minutën e 90′. Pikë shumë të rëndësishme të humbura për ballshiotët në luftë për mbijetesën.

Lexo më tej:Video/ Dy penallti autogol e barazim me 10 lojtarë: Kastrioti e provoi, në gjysmëfinale shkon Tirana

Tirana i dha përsëri mundësinë ndjekësve Partizanit, Egnatias e Vllaznisë të rikuperojnë. Kryeqytetasit duket se po e vuajnë shumë dëmtimin e Patrick, sezoni për të cilin është mbyllur. Tani bardheblutë shpresojnë vetëm te pauza e kombëtareve që t’i japë mundësi lojtarëve të shlodhen e Abazajt të marrë formë, për të vazhduar pretendimet në rrugën drejt titullit kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *