• |
ide | kryesore

Video/ Udinese thyen 3-1 Milan mes polemikave: dy gola në 60″, Ibrahimovic bëhet më i vjetri shënues i Serie A

-Instant, Sport, Video
Udinese



Milani u rrëzua 3-1 kundër Udinese në javën e 27 të Serie A dhe tani rrezikon seriozisht vendin e katërt dhe një vend në Champions. Kuqezinjtë e nisën keq dhe në minutën e 10′ shkuan në disavantazh pas goditjes së Pereyra. Avantazhi friulan u favorizua nga një gabim në vendosje i Bennacer. Në fund të pjesës së parë ndodhi gjithçka. Doveri akordoi penallti me VAR për prekjen me dorë të Bijol. Ibra gaboi nga pika e bardhë, por arbitri e përsërit sepse Beto hyri para kohe në zonë dhe mori pjesë në aksion. Në ripërsëritje, suedezi u tregua i saktë (49′), duke u bërë golashënuesi më i vjetër në Serie A. Megjithatë, në minutën e 51′ të pjesës së parë, Beto parapriu Thiaw dhe e kaloi përsëri Udinese në avantazh. Në minutën e 70′ erdhi trisi i Ehizibue, që mbylli ndeshjen nga fare pranë ports. Për Pioli vetëm një pikë në tre daljet e fundit, 15 në 12 ndeshje në 2023.

Për tu evidentuar hyrja e Zlatan Ibrahimovic në historinë e Serie A. Me golin e shënuar me penallti (fillimisht i humbur dhe më pas i shënuar) ndaj Udinese, sulmuesi suedez bëhet shënuesi më i vjetër në historinë e kampionatit. Në moshën 41 vjec e 166 ditë ai thyen rekordin e një nga ish-shokët e tij të skuadrës, Billy Costacurta. Edhe ish-mbrojtësi kishte shënuar me fanellën e Milanit, edhe ai me shiritin e kapitenit, edhe ai me penallti, gjithmonë kundër Udinese në moshën 41 vjeç e 25 ditë.

Ibra u rikthye në formacionin titullar 419 ditë pas herës së fundit. Suedezi nuk luante nga fillimi që prej 23 janarit 2022 në Milan-Juventus, kur u zëvendësua pas 28 minutash. Ibrahimovic u kthye në fushë duke festuar historinë, edhe pse me hidhërimin e një ndeshje të humbur.

Serie A Italy

Monza 1-1 Cremonese
Salernitana 2-2 Bologna
Udinese 3-1 AC Milan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *