• |
ide | kryesore

Berisha me porosi: Ekranet të akullta, takime e biseda kudo me qytetarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar nga deputetët, kandidatët për bashkitë dhe drejtuesit e PD-së në qendër dhe zona, që të lënë ekranet dhe të dalin në terren për të takuar çdo njeri.

‘T’i lëmë ekranet! Ato janë të akullta, janë të ftohta, janë me distancë nga qytetarët!

Shtrëngimi i duarve, biseda, vizita e shkurtër, takimi me 3-4 vetë tek shkallët, në shesh të pallatit, në kafene, kjo është mënyra për të bërë gjithçka që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar, se hajdutët nuk votohen.

Edi Rama është i tmerruar! Opozita do të marrë pjesë dhe do ti fitojë në zgjedhje! Por natyrisht ai do të jetë përgjegjës për gjithçka po bën.

Strukturat tona do të jenë të gjitha nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë’, tha kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit me kryesinë e partisë.

‘Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndërgjegjësuar qytetarët se hajdutët nuk votohen!’, shkruan kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në Facebook.



11 Comments

  1. Në fakt marrëzia per Like, Share, Friends ka futur ne një marazi kolektive gjith boten. Por politika shqiptare han buke vec sepse vetem me propagande virtuale ose jo, ben namin

  2. Me e bukura eshte se ky erdhi me forc te madhe. Per ta bashkuar, dhe per ta ngritur ne kembe opoziten.
    Po ndodhi ajo qe nuk mund te ndodhte. Se me keq nuk behej.
    Po ja qe kishte dhe me keq. Ky e beri copa copa. Aq keq sa dhe vet rama nuk do ta kishte enderruar ne kete lloj derexheje, opoziten.
    Me sa duket saliut i intereson qe pushtetin ta ket rama.
    Llogjik tjeter nuk ka.

  3. Faleminderit o politikane qe na shkatrruat jeten. Edhe kur kerkojme ndihme e ktheni ne data analysis. Normal qe do tallni karin.

    Njelloje edhe BE edhe Rama
    Tani edhe Sala qe del e thote ekranet jane te ftohta. Hej zot tallje kari me 3 etapa ne fillim rama pastaj BE tani basha.

    Rrijme ne ham xhama per te srejtat tona. Keta shkepen me preferenca, klientelizem dhe favore

  4. Faleminderit o politikane qe na shkatrruat jeten. Edhe kur kerkojme ndihme e ktheni ne data analysis. Normal qe do tallni karin.

    Njelloje edhe BE edhe Rama
    Tani edhe Sala qe del e thote ekranet jane te ftohta. Hej zot tallje kari me 3 etapa ne fillim rama pastaj BE tani basha.

    Rrijme ne ham xhama per te drejtat tona. Keta shkepen me preferenca, klientelizem dhe favore

  5. Berisha eshte njeriu qe po e mban te percare PD. Nuk pranon bashkimin . Ky njeri ka vendosur ta mbyll karrieren politike ne turpin e percarjes.

    1. Misionin e shkaterrimit te PDse e mori persiper Lul Brava dhe deri diku ja arriti qellimit. Sot PD po ringrihet si Sfinksi nga hiri dhe kete misjon e kryen me sukses vetem Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *