• |
ide | kryesore

Dalin EXIT POLL/ Kush po i fiton zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
presidenciale



Një orë pas mbylljes së qendrave të votimit kanë dalë exit poll-et e para të zgjedhjeve presicenciale të zgjedhjeve në Malin e Zi të mbajtura këtë të diel.

Sipas rezultateve paraprake të “Qendrës për Tranzicion Demokratik” bazuar në 74,4% të fletëve të përpunuara prej tyre, Presidenti aktual, Milo Gjukanoviç ka fituar 36,8% të votave. Pas tij renditet Jakov Milatoviç që ka fituar 27,4% dhe i treti vjen Andrija Mandiç me 19%.

Vijesti raporton se sipas këtyre të dhënave në vendin e katërt është Aleksa Beçiç me 11.3%. Lista mbyllet me Draginja Vuksanoviç Stankoviç që ka 3.2%, Goran Daniloviç me 1.5% dhe Jovan Raduloviç 0.7%.

Pjesëmarrja llogaritet diku te 60% e votuesve. Në garë ne zgjedhjet presidenciale ishin gjithsej 7 kandidatë. Fituesi duhet të marrë 1 votë më shumë se gjysma. Në të kundërt do të ketë balotazh pas 2 javësh mes 2 kandidatëve më të votuar. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Edhe pse mbetet figurë e rëndësishme në politikën e Malit të Zi, Gjukanovic nuk mund të fitojë zgjedhjet presidenciale, sepse u përdor inxhinjeria elektorale e shumë kandidatëve për të mos patur fitues në raundin e parë , për shkak të parcelizimit të votave.

    Mendoj se zgjedhjet i fiton Jakov Milatoviç, jo thjesht se doli i dyti me 19 mars, por për tre aresye :

    1-Figurë e brezit të ri, New Generation, i përgatitur për të qenë politikan i rendit të ri, çka është shfaqur si tendencë në zgjedhjet e zhvilluara në vende të ndryshme europiane.

    2-Është hebre dhe as serbët e as malazezët nuk mund të thonë se i takon këtij apo atij, gjë që u duk edhe në rastin e Abazovicit dhe mbeshtetjen që pati për origjinën nga një pakicë etnike, përpos kompromiseve që bëri .

    3-Jakov Milatoviç, i cili ka patur poste të rëndësishëm qeveritare është shprehur prej kohësh se ka votuar me 2006 për pavarësinë e Malit te Zi, por është për mirëkuptim e afrim me Beogradin, duke patur keshtu mbeshtetjen e serbeve ne vend, e shprehur me votë në raundin e parë dhe do të rritet me 2 prill.

  2. Akoma te njerzit perdoret tru shplarja, nuk fiton njeri ne baze te votave ,por çfare ka vendosur big brotheri ,aleati , ,,tashme po e shohim dhe ne shqiperi,…voto sa te duash e si te duash,…personi paracaktohet nga kulisa shume lart ,….votuesit vetem mbushin skenografine me vullnetin e tyre ligjor,…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *