• |
ide | kryesore

Gjithçka duhet të dini për marrëveshjen e pa firmosur Kurti-Vuçiç

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndonëse nuk kanë pranuar të nënshkruajnë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç kanë rënë dakord në takimin e 18 marsit në Ohër për të shtuar kompetencat e fuqinë e komunitetit serb në Kosovë. Ajo që dikush e etiketonte si vetëmenaxhim, dikush si asocacion dhe që dikur Kurti, në opozitë, e stigmatizonte si Zajednicë po merr gjithnjë e më shumë formë.

LEXO ME TEJ

Borrell: Kosova dhe Serbia kanë pranuar zbatimin e aneksit të marrëveshjes

Takimi që përfundoi në orët e vona të së premtes ishte si vijim i marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe ai kërkonte nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Në Ohër palët ranë dakord edhe për aneksin e marrëveshjes dhe rrugën që duhet ndjekur për zbatimin e saj.

Duket se Albin Kurti ka bërë një tërheqje nga pozicionet e tij. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Borrelli tha pas takimit se Prishtina është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtare/ BE publikon të plotë planin franko – gjerman për Kosovën dhe Serbinë;

I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai bëri një tërheqje duke theksuar se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet. Më duhet të them se jam shumë i kënaqur për këtë”, tha Vuçiq.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Borrell i bëri komentet pasi ndërmjetësoi një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”, tha Borrell.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Menjëherë pas lajmit se Albin Kurti e ka pranuar Zajednicën në Prishtinë pasoi një ortek kritikash kundër tij. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e quajti mashtrim epilogun e Kurtit në dialog si dhe humbje e një mundësie historike.

Në anën tjetër nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku me ironi ka thënë se ushqimi i preferuar i luanit (Kurtit) janë qershiat.

Analisti Astrit Gashi e ka quajtur dështim gjithë atë se çka ndodhi dje në Ohër.

“Zhgënjim. Dështim. Turpërim!” – ka shkruar z. Gashi në profilin e tij në Facebook.

Ai thotë se ka ndodhur thjesht ndërrimi i emrit të Asociacionit nga “Zajednicë” në “vetadministrim”.

Në anën tjetër, sipas analistit Imer Mushkolaj, “i gjithë Ankesi i Zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve, merret veç me një pikëtë marrëveshjes- themelimin e Asociacionit. Dështimi ka emër: Albin Kurti”, ka shkruar Mushkolaj.

As ish-bashkëpunëtori i Kurtit dhe ish-kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e ka kursyer sarkazmën.

“Bota është ironike. Sendin që e ke kundërshtu më së shumti ironia të shtin me implementu vetë. Por pervec këtyre ende insistoj që marrëveshja është e mirë dhe ka qenë e domosdoshme” ka shkruar ai.

Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel palët kishin rënë dakord “për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë”. Ky ishte ai që u quajt si neni i fmsham 7 i marrëveshjes së panënshkruar.

Në aneksin e publikuar nga BE thujet se qeveria e Kosovës angazhohet për zbatimin e tij:

“Për të zbatuar Nenin 7, Kosova i nis menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi artitjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive për të siguruar nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në përputhshmëri me marrëveshjet e dialogut siç janë përcaktuar nga lehtësuesi i BE-së.”

Po ashtu, aty flitet edhe për një Komitet të Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja brenda 30 ditëve.

Marrëveshja e Brukselit/ Rama i’a fut ‘tradhëtarit’ Kurti;

Por pavarësisht kritikave qeveria Kurti është mbrojrur se ajo nuk ka pranuar një asocacion të komunave serbe apo Zajednicë, por thjeshtë një nivel më të lartë vetë menaxhimi për serbët. “Vetmenaxhimi nuk është zajednicë as asociacion plus as vetëqeverisje e as autonomi. Edhe sonte u pa se Kosova është në rrugë të mirë dhe e gatshme të ecë përpara pa frikë e me vendosshmëri”, ka shkruar deputetja e shumicës Fitore Pacolli në Tëitter. Ndërsa qëndrimi i Vetëvendosjes është fokusuar në faktin se Vuçiç nuk ka pranuar të firmosë. Albin Kurti e ka kritikuar palën serbe se ka refuzuar të nënshkruaj propozimin europian, bashkë me aneksin e implementimit për të cilin u dakorduan në Ohër. Duket se mosnënshkrimi në Maqedoninë e Veriut ishte ajo çka i interesonte më së shumti Aleksandar Vuçiqit. Ndonëse e konfirmoi se ka marrëveshje, mediat që kontrollohen nga ai më së shumti i bënë jehonë faktit që Presidenti i Serbisë nuk firmosi asgjë. Ato cituan edhe Kurtin që tha se Presidenti serb nuk pranoi të firmos.

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç

Të njëjtën gjë pohoi edhe shefi i diplomacisë europiane posa doli nga negociatat 13 orëshe në Ohër. Ai tha se ka marrëveshje por se palët s’jane dakorduar për nënshkrim.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Kurti duhet të insistojë që në mardhëniet me Serbinë të respektohet ajo që e ka deklaruar me kohë: reciprociteti

    Por me marëveshjen e Ahtisarit, u pranua një “respektim i minoritetit” serb, ndryshe nga të gjitha minoritetet nëpër shtetet europiane.
    Me të ashtuquajturin “diskriminim pozitiv”, agresorëve., vrasësve kriminalë serbë ju dha e drejta që me 5% minoritet, të marin “aforfe” 10 deputetë.
    Ndërkaq në Serbi, ndonëse ka një minoritet shumë më të madh se ai i serbëve në Kosovë, në parlament ka vetëm një deputet shqiptar
    Në Luginën e Preshevës, qeveria serbe po bën çmos që ta zbrazë këtë krahinë nga shqiptarët e jo më ta lejojë që të ketë të drejtat komunave me shumicë serbe në Kosovë.
    Nuk ka qenë Kosova që ka bërë lufzë agresive në teritoret serbe po e kundërta.
    Pse duheshkan “shpërblyer” atëhere agresorët në kurriz të viktimave ?
    U hesht nga BE në vitin 2014 për pushtimin e Krimesë nga Putini që e mori këtë heshtje si aprovim.
    U trimërua Putini nga ky qëndrim i bashkësise Europiane, dhe ndërmori “operacionin special për çlirimin e teritoreve ruse në Ukrainë” nga “neonazisti ” Zelenski
    A nuk mund të ndodh e njëejta gjë edhe me Serbinë e armatosur me avionë luftarakë edhe nga Franca, që një ditë të bukur të sulmojë Kosovën për të bashkuar komunat me “shumicë serbe” të administruara prej qeverisë serbe.
    Ukraina ishte njohur botërisht si shtet i pamvarur në kufijtë e saj nga Federata ruse e megjithate , ja se çfarë ndodhi.
    E çfarë lëshimesh mund ti bëhen një shteti agresor si Serbia që jo vetëm nuk e njeh shtetin e pamvarur të Kosovës, por armatoset nga rusët e kinezët për ta ripushtuar ate.

  2. Përsa kohë BE nuk do të arijë të evitojë paradoksin që pesë shtete antare të saj, vazhdojnë të mos e njohin shtetin e pamvarur të kosovës, e politikën e jashtëme të BE e udhëheqin politikanë të zgjedhur nga Spanja e Sllovakia, dy nga vendet që kanë të njejtin qëndrim të Rusisë në raport me Kosovën, nacional – shovinizmi serb do të vazhdojë të kërcejë “kazaçokun” rus

  3. SHBA e BE pergatitin me Kosoven recetat per menyne ne Ukraine.
    Pazaret e te medhenjve ne Ballkan behen ne kurriz te shqiptareve ne permbyllje te çdo lufte boterore…

  4. Ironia e kësaj tragji-komedie është se, Kurti është munduar të pastroj pisllëqet e Mustafës dhe Thaqit.
    Paradoksalisht, janë pikërisht LDK dhe PDK – quasi patriot – ata që kundërshojnë” këtë, le ta quajmë marrëveshje ( kjo gjithçka mund të jet por, marrëveshje JO)
    E, tash, rrjedhimisht, kjo është pasojë e “çlirimit” të Kosovës nga UÇK dhe LDK…këtë fatkeqësisht e shkruaj me vuajtje shpirtërore por është e vërtetë. Pasoja më e madhë është se “çliruesit” tjerë, ata që bombarduan Serbomutinë, duan që në kurriz të shqiptarëve të bëjnë favore për Serbomutinë, sikurse ishte rasti me kufirin me Malin e Zi, për ta futur shpejtë në NATO….. ti japim edhe pak tokë shqiptare si pajë.
    Kjo është gjeopolitika dinamike.

  5. Serbia nuk pranon te nenshkruajne nje marrveshje obliguese me Kosoven sepse nuk pranojne se kane kryer genocid apo krime lufte ndaj popullsise Shqipetare ne Kosove. Ja çfare tha sot Vuçiç para serbve. Beogradi dhe Prishtina kurrë nuk mund të bien dakord sepse është e papranueshme të nënshkruhet një dokument që e bën Serbinë përgjegjëse për personat e zhdukur.

  6. Mos boni kot teatro me popullin or taj.Kurti edhe vuqiqi e kon pranu marreveshjen edhe qitash do ta zbatojn me deshir apo pa deshir.Kurti bon gjoja sikur ska pranu asigjo ,kurse pas dy javesh fillon zbatimi n terren I vet qeverisjes.

  7. Po kjo dihej o do behej dhenia e veriut te Kosoves ne kembim te njohjes o do jepej veresie Zajednica. Po ju te Lapsit tani cmendim keni se na thoshit Thaci eshte i shantazhueshem, Kurti do ta marr njohjen pa dhen asgje se nuk eshte i shantazhueshem. Po tani….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *