• |
ide | kryesore

“Me Inter e rëndësishme për të mbrojtur vendin e dytë”: Allegri provokon, Inzaghi përgjigjet: “Jemi ne të dytët”

-Instant, F1, Sport
Allegri



Derbi i Italisë nuk ka nevojë për prezantime për të kuptuar rëndësinë e megjithë diferencën e madhe aktuale në renditje, rivalitetin e ndez… vendi i dytë. Tekniku i Juventus Max Allegri dhe ai i Inter Simone Inzaghi kanë shkëmbyer replika në distancë, në konferencat për shtyp. Ai bardhezi e llogarit të fshirë penalitetin prej 15 pikësh në renditje, ndërsa ai zikaltër sheh renditjen aktuale.

Pas kualifikimit në çerekfinale të Europa League, Juventus rinis vrapin në kampionat, me ndeshja e madhe ndaj Inter. E Massimiliano Allegri e mban përqendrimin lart duke vazhduar të vlerësojë klasifikimin pa skualifikimin. “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme kundër Interit – shpjegoi trajneri i Juventusit -. Pa -15 kemi bërë 53 pikë, jemi përpara zikaltërve dhe duhet të mbrojmë vendin e dytë”. Tekniku pastaj i dha siguri tifozëve se në fushë do të mund të shohin yjet e skuadrës: “Di Maria dhe Chiesa po bëjnë mirë, Miretti dhe Bonucci do të vlerësohen – shtoi ai –. Alex Sandro dhe Milik nuk do të jenë në dispozicion”.

Lexo më tej: Inter pa mbrojtjen titullare kundër Juventus: edhe Skriniar drejt përjashtimit

Interi është gati të përballet me Juventusin në Derbin e Italisë. Pas barazimit në Champions ndaj Portos, zikaltrit arritën çerekfinalet, ku do të takohen me Benfica. Të besuarit e Simone Inzaghi ndërkohë janë kthyer me përqendrim maksimal në ndeshjen ndaj Zonjës së Vjetër. “Përgatitja mendore do të jetë thelbësore. Ne e dimë se cfarë ekipi është Juve – tha trajneri në konferencë -. Ne apo ata të dytët? Unë shikoj renditjen e sotme, pastaj vendimi do të jetë në organet përgjegjëse. Skuadrat që po luftojnë kanë nevojë për qartësi. Ndërkohë, respekt maksimal. Skriniar jashtë, jam shumë i kënaqur me Lukakun” e mbylli Inzaghi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *