• |
ide | kryesore

Operacion “blic” në Korçë, 3 të arrestuar për drogë

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar në Korçë për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike. Polica bën me dije së në pranga kanë përfunduar shtetasit Gjergji Bendo, Lentin Sulo, Mikel Kurtiqi, ndërsa dy të tjerë janë shpall në kërkim.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e aktiviteteve dhe lidhjeve të mundshme të personave të arrestuar. Gjatë aksionit u sekuestruan 8.2 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet faza e katërmbëdhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të lëndëve narkotike dhe trafikimit në drejtim të shtetit grek.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen 8.2 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, kanë finalizuar me sukses fazën e​ katërmbëdhjetë të tij, si rezultat i së cilës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Gj. B., 26 vjeç, L. S., 29 vjeç dhe M. K., 19 vjeç, banues në Ersekë;

Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

– G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në qytetin e Ersekës, Kolonjë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. B., u gjetën 2 qese me 8.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtorë të 26-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretisht shtetasi L. S., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë. Ndërsa shtetasit M. K., G. D. dhe K. P., dyshohet se do të kryenin transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë e më pas drejt qytetit të Leskovikut. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *