• |
ide | kryesore

Opozita në Kosovë reagon ndaj Kurtit për marrëveshjen në Ohër: Mashtrim, humbje historike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti UÇK Kosovës



Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, ndonëse nuk është nënshkruar, marrëveshja është arritur mes dy palëve, pas një takimi maratonë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë përmes një postimi në Facebook se kryeministri Kurti, “pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”.

“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë, po ashtu në Facebook, se epilogu i kryeministrit Kurti, si kryeministër në dialog, është “mashtrim dhe humbje e një mundësie historike”.

“Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, ka thënë ai.

Të dy e kanë përmendur edhe çështjen e njohjes reciproke dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt – pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiq atë ditë – nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Krasniqi ka thënë se “marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”.

Lidhur me këtë temë, Abdixhiku beson se Kurti i ka siguruar Kosovës ”një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të”.

Vetë Kurti ka thënë, pas takimit të 18 marsit, se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./REL



8 Comments

  1. Pra ky takim thjesht hoqi ‘barrikadat’ ( kushtet) e Kosoves per krijimin e shoqates se komunave serbe.
    Deri tani , kjo pike mbahej fort nga Kurti per ti bere presojn Serbis qe nuk ka krijim te shoqatave serbe pa njohje reciproke.
    Sot jemi ne nje pike qe njohje nuk ka dhe shoqatat do te krijohen, ( as qe flietet per reciprocitetin me shqiptaret e lugines) . Te pakten te kushtezohej se nese Serbia nuk e nenshkruante dokumentin , as Kosova nuk eshte e detyruar te zbatoje marrveshjen per shoqatat serbe.
    Nuk e di si do justifikohet Kurti tani. Doli zbuluar fare.
    Mua me duket se Kurtit i rane breket fare tani.

    1. Po Presheva, Bujanovci e Medvegja?
      Pra del se ideja e Thacit, per kembim trojesh, eshte shume here me e drejte dhe me e mire per Kosoven.

  2. Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Albin Kurtin hero në 4 raste:

    – Edhe po firmosi marrëveshjen me Vuçiç.
    – Edhe po refuzoi marrëveshjen me Vuçiç.
    -Edhe po e shtyu disa muaj dialogun.
    -Edhe po bëri marrëveshja pa firma

    Fatkeqësisht kanë të drejtë ‘armiqtë’ tanë që thonë: “Ju shqiptarët s’keni busull”.
    Ne besojë më shumë tek individi se sa tek kauza.
    Ne si popull duam partinë më shumë se Kosovën dhe Shqipërinë.
    Nga 4 alternativat e sipër shënuara po ndodh më e keqja: “Marrëveshja pa firma” e Albin Kurtit.
    Me pak fjalë Vuçiç-Kurti e kanë bërë marrëveshjen për Asosacionin serb në Kosovë, por Serbet nuk firmosin per njohjen e saj.
    Ky pazar diplomatik ishte karamelja që Albini të pranonte braktisjen e kauzës 10 vjeçare kundër Asossacionit, por që mos humbte elektoratin në Kosovë.
    Tjetër gjë thotë në tavolinë me amerikanët dhe europianët, por tjetër gjë thotë në media për popullin e Kosovës.
    që Albini ka bërë “marrëveshje pa firmë” sot e konfirmuan gjithë zyrtarët amerikanë.

    Albini i harroi krimet e luftës dhe nuk i bëri pjesë të marrëveshjes .
    Albini harroi mijëra të zhdukur dhe i harroi varret e tyre.
    Albini harroi reciprocitetin dhe Shqiptaret e Lugines.
    Albini justifikohet gjoja me njohjeje de fakto, por që de Jure, as Serbia dhe as OKB nuk e njohin.
    Albini e harroi 10 vite premtim kundër Asosacionit dhe po garanton implementimin.
    Në fakt nuk ka faj Albini, por ata që e votojnë, sepse janë të gatshëm të hanë “sapunin për djathë”. Ata e quajnë Albin hero në të gjitha rastet: po firmosi apo po s’firmosi.

    E para: Çfarë do bëjë Albin Kurti pas një muaji kur të shpallet Asosacioni serb në Kosovë?
    – Po i lejoi të organizohen do dalë lakuriq në sytë e popullit.
    – Po i refuzoi të Vetëvendosin do dalë lakuriq tek ndërkombëtarët.

    Nëse Albini do e pengoi, atëherë ndërkombëtarët do kalojnë në Planin B: AUTONOMI PER SERBET NE KOSOVE dhe njohje ndërkombëtare e njëanshme duke izoluar Albin dhe Kosovën.

    E dyta: Ngelet për tu parë si do reagojnë militantët dhe votuesit e Vetëvendosjes:

    – do marrin pushkët me mbrojt fytyrën gënjeshtare të Albinit?
    – apo do marrin pushkët të mbrojnë tokat dhe kufijtë e Kosovës?

    Ata pështynë qeverinë e Kosovës 15 vjet, por tani pështymat po u bien në fytyrat e tyre.

    Në fakt i “mirëkuptoj” aktivistët e Vetëvendosjes që janë në hall të madh, sepse ju duhet ndërrojnë emrin e partisë VV, pasi marrëveshja për Asosacionin e 10 komunave serbe përkthehet juridikisht:

    “Vetëvendosje e serbëve brenda në Kosovë”!

    ( Nga Kreshnik Saphiu)

  3. Të gjithë ata që prej kohësh rrinin në pritë për të kapur Altin Kurtin, sot e gjetën ditën .

    Ndërsa vetë , pa bërë asnjë sakrificë e burg për Kosovën, sikurse Kurti, madje me hartën në dorë dalë në tregun e zi për këmbime e falje territoresh (nese ua jepnin te huajt këtë mundësi në ruajtje të posteve që kishin), sot veshën “kostum patriotik” .

    As PDK e as Lidhja Demokratike, me rioshet në krye, nuk janë të besueshëm për ndërkombëtarët , të cilët kishin ngut e mund ta rrezonin Albinin si dikur, por nuk kishin kujt t’i besonin. Ndaj u ulën me Kurtin e jo për preferencë.

    E njëjta situatë është edhe me Vuçiç në Serbi.

    Pra çka pamë e do të shohim është përdorimi i marrëveshjes së imponuar për të dy vendet në luftën për pushtet nga forcat që rrinë duarlidhur në pritë.

    Askush nuk mund të jetë i kënaqur kur e ulin në tryezë dhe i vënë pjatën “merre ose lere” dhe asnjë politikan nuk do ta donte këtë moment, por Kosova po i paguan aleatëve çmimin e pavarësisë së saj, përveç gjakut e jetës për të . Një e vërtetë e hidhur…

    Nëse ka të tjerë politikanë që mund ta ndryshojnë këtë realitet, bujrum, e me Vora Citakun në ballë bëjeni përrallën tuaj realitet.

    Sa për analistë që hiqen kosovar, por janë të paguar për axhenda te tjera prej vitesh, mos harroni se
    thonë se janë “Prizrenali” , por nuk janë shqiptarë në gjak e në shpirt…

    1. O i paymer ,
      Perrallat nuk behen ralitet dhe asnjerit nuk i pelqen te haje ( patjeter) pjaten qe te vene perpara .
      Problemi eshte qe mos e sill situaten deri ne ate pike ku te te kapin per veshi dhe te thone ose beje , ose e bejme si dime ne.
      Mos dil dhe genje votuesit me parrullen se ‘ kete gje nuk do ta beje kurre’ dhe ne fund e ben.
      Mos shaj e beshty kundershtaret e tu duke i qujatur si antishqiptar e te shitur ( sic po e ben dhe ti ne komentin tend) , per gjera qe do ti besh vete disa vite me vone. Kesaj i thone te lepish ate qe beshtyve .
      Ti prap bie ne kurthin e individualizimit te politikes ( kundershatert dhe kryeministri) . Nuk e kupton qe pak rendesi ka nese ishte kurti apo nje tjeter. Per kosoven kjo qe ndondhi eshte nje humbje e madhe. Kur thua qe atyre qe ishin ne prite per te sulmuar Kurtin , ju erdhi dita, duket qarte qe ti akoma mendon ne emra te pervetshem (Kurti – Kundershtaret ). Nuk arrin dot te kuptosh qe ka shume njerez qe do tu pelqente me shume qe te kishte nje marrveshje te mire dhe te pranueshme per Kosoen se sa tju vinte dita ta kryqezonin Kurtin.
      Nga te gjitha mundesite dhe opsjonet politike qe i jane paraqitur shqiptareve keto 20 vitet e fundit per te stabilizuar marrdheniet me Serbine , ky ishte me i keqi.
      Dhe ne u treguam shume te paeksperjience, te pa pjekur dhe shume ‘ toksik’ ndaj njeri-tjetrit , sa e sollem veten ne kete situate-gracke !
      Ndersa sa per idene e shkembimit te teritoreve , mendoj se je gabim. Ne syte e mi ai ishte shume me i mire se pacavurja e djeshme.

  4. Pajtohem me te paemrit e ores 17: 17 100% Deri para nje jave te gjithe keta opozitaret ne Kosove e shanin Kurtin pse nuk po pajtohet me Usa dhe EU e sot i thone pse u pajtove me ta. Hip se te vrava- zbrit se te vrava,! Perendimoret dhe serbet po kerkojne zbatimin e mareveshjeve te firmosura prej ketyre “ patrioteve “ opozitare ne te kaluaren.Nese ato do te ishin te mira per Kosoven pse i dashka me kaq ngulm sot Vucic? Por kur Escobar i bente presion Kurtit duke thene se mund te krijojme nje qeveri tjeter me opozite qe eshte gati te firmose pse nuk u bashkua kjo opozite me qeverine e te flisnin ne te njejten gjuhe me nderkombetaret e me serbet ? Apo mprehnin dhembet per rrezimin e Kurtit se per Kosoven as u binte ndermend ne ritinte a humbte mjaft qe ata te ishin ne qeveri. E sa per Kreshnik Spahine , bejini te fala atij e shokeve te tij si Njgjela qe zihet e ofendon ne cdo emision apo Frok cupave e sa ed sa te tjereve qe te vjen ta thyesh Tv kur i sheh ne ekran

  5. Albini po sillet me pergjegjesi ndaj nje problemi qe eshte krijuar nga papergjegjeshmeria e opozites se sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *