• |
ide | kryesore

Sërish Majko ndryshe nga Rama: Vuçiç, gënjeshtar dhe dështak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
majko rama



Tirana zyrtare nuk e la në heshtje atë që ndodhi në Ohër të Maqedonisë së veriut të shtunën që shkoi. Kryeministri Rama bëri sërish një nga ato komentet “as mish, as peshk” pa drejtuar gishtin se pse palët nuk hodhën firmën në dokumentin e dakordësuar. Dhe kjo ndoshta për të mos mërzitur, Aleksandër Vuçiç që doli hapur se nuk donte të firmoste marrëveshjen.  

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit,” –  ka shkruar Rama.

Më pas ai uroi pjesëmarrësit me dëshirën që marrëveshja të nënshkruhet së shpejti e të bëhet realitet ri.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,” – ka shkruar më tej kryeministri.


Por ndryshe nga Rama, ish-kryeministri socialist Pandeli Majko është i drejtpërdrejtë. Ai shigjeton presidentin serb Aleksandër Vuçiç i përgjegjës së mungesës së firmës. Madje e quan atë gënjeshtar dhe dështak.

“Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!…” – shkruan Majko.

Kjo nuk është hera e parë që Majko del publikisht ndryshe nga Rama në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën dhe raportet që Tirana duhet të mbajë me Prishtinën. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Krahasimi/ Rama-Majko, dy qëndrime ndaj Vuçiçit për Kosovën

Situata në Kosovë, Majko kundër Ramës



7 Comments

  1. Pandi hap sytë se po zemëron sulltanin, nuk t’a bën të gjatë ai. Ti e di se ç’po heq tigri i shkretë…. Ndonjë ditë do përfundoni te partia e doktorit 🙂

  2. Interesant ky Majko. Trim mbi trima paska qene. Ku e gjen gjithe kete guxim xhanem.

    Njehere nuk votoi nje ligj me pretekstin se kishte dhembin e semure, tani fyen as me pak

    e as me shume se “vellain e vete Padishahut. O Makjoo c’i bere vetes ooo. Vetem Brace ta kalo.

  3. Majko vetem shkruan se gojen e ka akoma me probleme.
    Te konsultohet pak me Helidonin se si duhet permiresuar stili i gojores.

  4. As ka qene e as eshte politikan Pandeliu, ndonese e bene 2 here kryeminister te perkohshem.
    Megjithate mbetet me i sinqerti, por jeton me kujtimet e 1999-es ku ndje si Alibeajt “komandant” betejash te medha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *