Nuk ka paqe për Massimo Cellino, sërish në shënjestër të tërbimit të tifozëve. Brescia vazhdon të humbasë dhe rënia në Lega Pro duket e vështirë për t’u shmangur për momentin. Megjithë ndryshimin e trajnerit e ardhjen e ish-futbollistit Gastaldello, skuadra nuk mundi ta kthente kursin duke vazhduar rënien e lirë në Serie B.
Brescia u mund në shtëpi ndaj Genoa të Gilardinos, që fitoi ndeshjen 0-3, duke e vështirësuar edhe më shumë pozicionin e tyre. Një përfaqësim për t’u harruar që i solli ‘dallëndyshet’ në vendin e fundit në shoqërinë e Spal. E nga ky shkak, në fund të ndeshjes, u lëshua zemërimi i tifozëve të Brescia, ndaj presidentit Massimo Cellino. Një ndjekje e vërtetë për të kërkuar kontaktin fizik me numrin një të klubit.

Lexo më tej: Donin të rrihnin me rripa presidentin e Brescia, Cellino: qëllohet me armë makina e Calabro
I frikësuar dhe pa rrugëdalje jashtë stadiumit, Cellino u detyrua të zbresë në dhomat e zhveshjes dhe të mbyllej brenda duke pritur një rrugë shpëtimi. Tifozët fillimisht ishin mbledhur në sheshin ku ndodhet hyrja e tribunës, më pas janë futur në sektor. Massimo Cellino ishte kërcënuar tashmë edhe disa muaj më parë, madje rrezikoi një agresion nga një tifoz.
