• |
ide | kryesore

Video/ Super Saka, dygolësh e asist: Arsenal thyen 4-1 Crystal Palace e fluturon +8 nga City

-Instant, Sport, Video
Palace



Në javën e 28 të Premier League, Arsenal triumfoi duke mposhtur 4-1 Crystal Palace në Emirates Stadium. Gunners dominuan dhe shënuan në pjesën e parë me Martinellin dhe Saka. Anglezi shënoi edhe dygolëshin eprsonal, pas trisit të realizuar nga Granit Xhaka. Për miqtë, ngushtoi diferencën Schlupp, por që nuk mund të shmangte disfatën e të tijve. Tani Arteta kryeson tetë pikë përpara Manchester City të Pep Guardiola. Citzens të udhëhequr nga Haaland, duhet të kompensojnë gjithësesi ndeshjen kundër Ëest Ham.

Fiton dhe bind Arsenal, që kaloi 4-1 Crystal Palace në Emirates. Gunners dominuan lojën, por shansi i parë i madh i ndeshjes erdhi për miqtë. Zaha çorientoi Ëhite por diagonalja e tij u përplas në shtyllë. Arteta ngriti edhe një herë qendrën e gravitetit të skuadrës së tij. Arsenal e mbylli Palace në gjysmën e vet të fushës dhe iu afrua golit me Ødegaard. Avantazhi i pashmangshëm erdhi në minutën e 28′. Martinelli i shërbyer nga Saka, mposhti Ëhitëorth në shtyllën e dytë. Sulmuesi brazilian shlyeu kështu gabimin nga pika e bardhë që i kushtoi eliminimin nga Europa League ndaj Sporting Lisbonës. Goli i 13 në Premier League për Martinelli. Dyfishimi erdhi dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Saka i pambuluar në zonë shënoi golin e parë në karrierë ndaj Crystal Palace.

Lexo më tej: Video/ Roma ngre murin në Sociedad, Mourinho kalon me ‘autobus’: Xhaka shënon, Arsenal jashtë me penallti

GOLI I XHAKËS E DYGOLËSHI I PARË I SAKA

Miqtë u kthyen me tjetër frymë nga dhomat e zhveshjes dhe i besuan edhe një herë përshpejtimeve të Zaha, i cili impenjoi Ramsdale në fillimin e pjesës së dytë. Megjithatë, reagimi i Eagles nuk zgjati shumë. Arsenal goditi në kundërsulm e në minutën e 55′ Trossard pasoi për Xhakën, që mposhti portierin kundërshtar. Në minutën e 63′, Crystal Palace mund të rihapte ndeshjen, me Schlupp që ngushtoi diferencën. Kaluan 11 minuta dhe Arsenal fiksoi pokerin. Aksion interesant i Gabriel Jesus, me topin që mbërriti te Saka, që shënoi dygolëshin e tij të parë. Përfundoi me goleadë për Arteta, që mposhti Crystal Palace 4-1 dhe ngjitet në 69 pikë, duke u zgjatur për momentin në +8 ndaj Manchester City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *