• |
ide | kryesore

Alibeaj merr zyra të reja: Të hapur edhe për kandidatët e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alibeaj



Enkelejd Alibeaj ka mbajtur sot konferencën e parë për mediat nga selia e re pas vendimit të Apelit për të mos e zgjidhur përfundimisht çështjen e logos së PD-së. Grupimi i drejtuar prej tij është vendosur në zyra të reja, ku sot ka mbajtur një mbledhje me deputetët që e përkrahin dhe kryesinë e grupit të tij. Mësohet se të pranishëm kanë qenë vetëm 16 deputetë të PD-së. Në mbledhje morën pjesë: Eralda Tase Bane; Orjola Pampuri; Dhurata Çupi; Zheni Gjergji; Ferdinand Xhaferraj; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Kreshnik Çollaku; Merita Bakiu; Enkelejd Alibeaj; Selaudin Jakupllari; Dashnor Sula; Arbi Agalliu; Lefter Gështenja; Andia Ulliri dhe Flamur Hoxha. Alibeaj deklaroi se këto zyra do të jeën të përkohshme.

“Këto janë zyrat e reja të përkohshme për zhvillimin gjatë situatës zgjedhore. Me daljen e vendimit të Apelit të mund të kërkohej funksionimi me gjithë elementët e PD-së dhe të kërkonim zyrat që ligjërisht i takojnë PD-së. Unë kam propozuar dhe kam gjetur mbështetjen në këtë qëndrim. Unë nuk i çoj demokratët prej emocioneve të tyre në konflikt apo përplasje. Nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do mbyllen. Unë besoj te shteti i së drejtës, meqë ajo gjykatë e ka dhënë atë vendim, ato zyra janë të demokratëve”, – tha Alibeaj.

Ai tha se forca e tij do të dalë me 61 kandidatë dhe se ata që janë zgjedhur nga Primaret e Berishës janë të ftuar t’i bashkohen PD-së së tij.

“Partia Demokratike s’ka si të ketë një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë në logo të tjera, PS apo PL, janë kampe të tjera. Së dyti, të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti që nuk ka ngjyrën dhe logon që kam unë pas, është e papajtueshme me pozicionin e PD-së.

Më pyetët për Berishën? E kam bërë të qartë një vit e gjysmë përpara, është një çështje identiteti e Partisë Demokratike. PD është një parti pro perëndimore, marrëdhëniet e saj me SHBA-të, Mbretërinë e Bashkiar dhe BE janë thelbi i kësaj partie. Kemi bërë maksimumin përtej çdo durimi, për të bërë të mundur pasjen e një kandidati të demokratëve në mënyrë që të gjithë ata që janë kundër regjimit të Ramës, të kenë një alternativë.

Gjithmonë e kemi mbajtur dorën shtrirë ndaj kandidatëve. Për hir të një gjëje më të shenjtë, interesi publik dhe ai i demokratëve, për t’i vendosur një kufi këtij regjimi, është e arsyeshme të ndodhë kështu, një kandidat me moral rreth të cilit të përbashkohen të gjithë ata që duan ta shohin një orë e më parë të rrëzuar Ramën. Është e qartë besoj” – tha Alibeaj. ©LAPSI.al



30 Comments

      1. O rrote ka@i i ores 21:10,po ku e gjen te jesh koloni e Amerikes o debil,jo po do shkojme mbas bythes se Sales dhe ta izolojme vendin si Enveri e te rrojme me forcat tona…

        1. Kam pershtypjen qe ti nuk ia ke fare idene se cfar domethene me qen koloni.
          Shiko pak cfar ka ndodh ne Indi ne vitet 1876–1878.

  1. PD eshte e detyruar ti perbahet moral-politikes se saj, qe do te thote se nongratat nga SHBA nuk kane e nuk duhet te kene vend ne Pd. Berishizmi eshte nje rryme politike e deshtuar. Njerez refuzoheni berishizmin.

    1. Te na e rruash alibeaj demokracia eshte numra dhe ti nuk I ke se je I shitur dhe nuk te vjen mbrapa asnjeri do degjenerohesh krejtsisht NGA demokratet e vertet NGA doktori

  2. Ky ka ikur per lesh prej kohesh nuk besoj se e merr dikush seriozisht . Ne listen e deputeteve pjesmares shoh ate te Devollit Bledion Nallbati , ky nuk meerete vesh njehere nga foltorja njehere nga Alibasha. Kerkon te haje ne dy sahane .

  3. Nuk thone kot budallait hapi rruge,keshtu edhe keta moren zyra te reja duke i hapur rruge budallit Berish…

  4. Tani gjithe llumi 32 vjeçar i perbere nga hajduta,kriminela,komunista dhe ish sigurimsa kane partine e vet,PL(partia e langaraqeve)

    1. Bravo i qofte Alibeut dhe atyre deputeteve qe po bejne çmos te ruajne PDne nga shkrirja qe po kerkon ti beje Berisha me Meten per interesat e veta ne sherbim te Ruseve,ju sot i shani,por koha do ti japi te drejte dhe do te shikoni qe Alibeu me shoke eshte ne anen e duhur te historise!

      1. sot nuk gëzojnë dot për Vjosën të shpallur Park Kombëtar.

        Ata që donin t’i merrnin frymën Valbonës në veri me mbi 40 hidrocentrale dhënë fisit, klanit, vartësve, shërbëtorëve dhe mbi 30 mbi Vjosën në jug, dhënë sekserëve të pushtetit, kunatit, dhëndrrit, parrukieres, rrobaqepëses personale, aktores së preferuar, gjykatësit-shërbyes janë në zi.
        Si përherë, janë njerëzit më të ngushtë të klanit të Sali Berishës, që për arsye të mistershme, ende të paspjegueshme, iu qëndrojnë gjërave të bukura që Shqipëria ka, si korbat mbi një kufomë.

  5. “Oreksi vjen duke ngrënë ” thotë një fjalë e urtë . Kjo po ndodh edhe me Alibeajn, i cili pasi u legalizua kryetar i PD së vulës , mori fondin partiak dhe siguroi paratë nga taksat tona për zgjedhje, jo vetëm hyri në zyrat e ish Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, aty krah ish Komitetit Qendror si lider i vërtetë , por i ka hedhur sytë edhe selisë së PD së shumicës.

    Në fakt ka të drejtë se pati shumë gëzime njëherësh e si gjithnjë “dhuratë nga Perendia”, pa mund e djersë .

    Ja pra, u gradua, u ngroh se të ardhurat nuk munguan, zyrën e ka afër zonjës se tij, madje edhe kandidatët për kryetar apo këshilltarë bashkish për 14 maj pret t’i ketë qyl nga Foltorja.

    Thotë qe është ish i persekutuar, por mua më duket sikur ka “lindur me këmishë” , sic thotë populli për fatmëdhenjtë .

    Ndoshta edhe votat në 14 maj “do t’i bien nga qielli”, ndaj duket veç në pritje të fitoreve të reja…

    Epo nuk thonë kot “më mirë një mik se një çiflig ” dhe Alibeu tani për tani e ka gjetur, por deri kur? Do ta shohim…

  6. Ty o fytyrzi nuk të ka mbetur as më e vogla pikë morali për të cilin na flet . Me vijën e llogjikës tënde (këmbë e kokë i shitur te Rama) me 0 kapacitet për të kuptuar se sa qen-ie e pështirë paske qenë dhe se sa dëm i ke shkaktuar PD-së dhe demokratëve si i shitur për interesa , të cilat ti i di mirë dhe akoma ke kurajon prej horri , që të karakterizon , të kërkosh të përfaqësohesh me kandidatët e nderuar të dalë nga primaret ?

  7. Ky bythqir shalngjit 2.0 eshte per ta pershtyre cdo demokrat kur ta shohin ne rruge. Fale ketij bythqiri qe mer miliona euro nga Xoni per kete luajtje roli prej diversanti opozite me vule por pa njerez, shqiptaret do fillojne te jetojne nje diktature te dyte te niperve e mbesave te diktatures se pare. Uroj qe jo vetem demokratet, por dhe socialistet e ndershem dhe te gjithe ata te tjere indiferente ta kuptojne se do ju vije radha e se keqes gjithsejcilit por athere do jete vone sepse sdo kete asnje shqiptar me qe te ngreje zerin. Prandaj duhet vote ndeshkimi e kesaj bande narcos me pushtet!

  8. Erdhen talibanet e mullah Omarit me kry adetin.
    E kan fillu qe ne ’91 e deri tani me Meksin, Pashkon…. Imamin, Selamin, Pollon…. Hajdarin… Rulin, Xhozefinen, Olldashin, Hajdareshen…. Patozin… Bashen…..

    Me rronje e me dege. Vetem sekretari PPSh eshte demokrat i vertete dhe asnjihere gabim.

  9. Shikoni me vemendje kete fytyre. A nuk u ngjan si fytyre spiuni ? Shih sa i ngazellyer eshte

    qe po rrotullon thiken e ngullur nga Rama e Ambasada ne shpine te opozites. Nese populli

    opozitar rrin duarkryq e pret qe Rama ti largoje nje e nga nje nga Shqiperia hak e ka.

    Kurre gjate historise se njerzimit liria nuk eshte fituar duke u qare por duke u perballe.

  10. Per te gjithe moter q qe i ha meraku per alibythen le te votojne per te dhe keshtu do jene te lumtur. Per te gjithe plehrat qe mendojne qe edhe pas 10 vitesh qe ska gje ne dore fajin e ka Saliu ju them me modesti, cdo denoncim qe ka bere qe nga avionet e “ mushkonjave” e deri me sot kane dale te verteta. Vazhdoni me alibythen🤪

    1. Ky ka denoncuar edhe Meten si trafikant droge,trafikant femijesh dhe femrash dhe hajdut floriri,kishte apo nuk kishte te drejte???

  11. I neveritshem dhe hipokrit, njesoj si padroni.

    Ky e di mire qe nuk ka vota, por ben budallain idealist. Kjo duket ne cdo debat ku del me fjali shabllone dhe pa argumente logjike.

  12. Për të vlerësuar kush është alibeu shihet kush e bëri kryetar të PD, si qnka kryetar ky pa e votuar asnjë demokrat sepse nuk ka dalë në votim se e di që nuk e voton as bashjetuesja e vet përbtë cilën bëri çmos ilir meta ta fuste në gjykatën kushtetuese por ky është mosmirnjohës dhe i shitur te Rama,besoj i kujtohet gjithujt marsida xhaferllari,por pergjigjrn do e marrë nga demokratët alibeu me 14 maj siç e mori vjet me 6 mars,turp që me votat e demokratëve i sherben Ramës bashkë me ata që i shkojnë pas,tani na dashka edhe zyrat e PD, nqs ja mban nga demokratët të shkojë.

  13. Drejtësia na dha të drejtë thotë!!! Drejtësi që i dha vulën pa pasur anëtarë.Me kryetar të dorëhequr e kryetar të komanduar nga kryetari i dorëhequr duke qenë kryetar në gjykatë dhe pa marrë aprovimin nga këshilli kombëtar që nuk egziston!!!Gallatë hesapi. Më një shtet bananesh ndodhin këto çmendurira!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *