• |
ide | kryesore

Çfarë thuhet në raportin e DASH për sulmin e policisë në biznesin e Agron Shehajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa muaj më parë, në ambjentet e biznesit të deputetit të PD-së, Agron Shehaj u shfaqën patrullat e policisë dhe IKMT-ja që nxorrën jashtë të gjithë punonjësit me pretendimin se godina ku zhvillohej aktiviteti ishte pa leje.

Në fakt, biznesi e ushtronte veprimtarinë në një ambjent me qira dhe nuk kishte asnjë lidhje me procedurat apo dokumentat e punimeve të godinës në fjalë. E gjitha ishte një skemë për të intimiduar deputetin e PD-së, Agron Shehaj që gjatë asaj kohe ishte një nga zërat më të fuqishëm denoncues për shpalljen si investitor strategjik të bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka dhe për aferën e portit të Durrësit.

“Disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për aplikim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike. Në tetor, IKMT dhe Policia e Shtetit Shqiptar mbyllën me forcë ambientet e biznesit të një deputeti të opozitës, duke përmendur shkeljen e kërkesave të ndërtimit dhe zënies së ndërtesave. Deputeti pretendoi se kompania e tij ishte në shënjestër pasi akuzoi vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion. Kompania ngriti padi në Gjykatën Administrative të Tiranës duke kërkuar një qëndrim në pritje të shqyrtimit ligjor dhe akses në provat mbështetëse që justifikonin sekuestrimin e hapësirës së zyrës që kishte me qira. Në nëntor bllokimi u hoq”

Bizneset e Shehajt u sulmuan për hir të aktivitetit të tij politik dhe kjo u bë akoma më e qartë pas konfirmimit që i bëri Rama aksioneve të policisë. I vetmi shpjegim që ai dha qe se deputeti e kishte strehuar biznesin në një ndërtim pa leje (statuset këtu poshtë).

https://lapsi.al/2022/10/25/rama-sulmon-biznesin-e-agron-shehajt-si-qendron-e-verteta/



4 Comments

  1. sot nuk gëzojnë dot për Vjosën të shpallur Park Kombëtar.

    Ata që donin t’i merrnin frymën Valbonës në veri me mbi 40 hidrocentrale dhënë fisit, klanit, vartësve, shërbëtorëve dhe mbi 30 mbi Vjosën në jug, dhënë sekserëve të pushtetit, kunatit, dhëndrrit, parrukieres, rrobaqepëses personale, aktores së preferuar, gjykatësit-shërbyes janë në zi.
    Si përherë, janë njerëzit më të ngushtë të klanit të Sali Berishës, që për arsye të mistershme, ende të paspjegueshme, iu qëndrojnë gjërave të bukura që Shqipëria ka, si korbat mbi një kufomë.

  2. DASH e ke jashte kontrolli kete mafiozen ne Tirane

    Edhe ju nuk jeni te besueshem

    Uroj te mos keni marre valixhe edhe ju

  3. Po Radaret e Mimi Kodhelit Murray do gjykohen se e lexova tek panorama: doni me per belulin. ☝️cfare hipokrizije k….. mavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *