• |
ide | kryesore

Escobar për korrupsionin: Shqipëria duhet të intensifikojë progresin në këtë drejtim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Escobar



I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët, është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres sa i takon korrupsionit, i cili thotë se është një sfidë e madhe.

“Korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon. Në Shqipëri ka pasur shumë progres për të gjetur mënyra për të dënuar korrupsionin. Dua që të shikoj më shumë intensifikim në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Po ashtu Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt BE.

“Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, tha ai.



6 Comments

  1. Diplomate te kompromentuar rende, kur arrin te blihet drejtuesi i katert i FBI imagjino cfare ben Rama me keta te tjeret qe nderrohen cdo tre vjet, ju kujtohet PALMER ,di njeri ku eshte??

  2. Mos i vini faj zoterise. Ka qene nje lapsus i pafajshem. Ai ka dashur te thote se Shqiperia ka

    bere shume progres per te gjetur menyra per te rritur korrupsionin. Tani edhe ai njeri eshte,

    dhe pse beri nje lapsus nuk u be qameti.

  3. Eshte per t´u habitur se si keta burokrate qoshesh te ngrohta nuk mesojne nga leksionet historike??

    Dhe nuk jane pak: vendet e Amerikes Latine, Magrebi, Afganistani, kudo ku kane mbeshtetur diktatore dhe autokrate ne potence, kane deshtuar ne menyre spektakolare duke fituar urrejtjen e popujve te ketyre vendeve.

    Me gjithe adurimin qe mund te kemi per USA, duhet te themi qe ne shumicen e rasteve aplikojne politika te padrejta dhe kete cmim e paguan demokracia e vendeve ku nderhyjne.

    Shqiptaret duhet ta dine qe demokracia nuk importohet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *