• |
ide | kryesore

Inzaghi i tërbuar pas golit të lejuar Juves: “Shumë e rëndë ajo që ndodhi, treguan mungesë respekti”

-Instant, Sport
Inzaghi



Simone Inzaghi nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 0-1 me Juventus në derbin e Italisë. Me fytyrë të errët, tekniku është paraqitur para mikrofonave të gazetarëve pas ndeshjes me Juventus. Një disfatë që e bën ekipin e tij të rrëshqasë në vendin e tretë ose të katërt, në varësi të llogarive mbi penalitetin e bardhezinjve. Inzaghi nuk përdori lojëra fjalësh por polemizoi ashpër kundër vendimeve të arbitrit Chiffi.

Trajneri i zikaltërve e ka të vështirë të flasë për ndeshjen dhe ua bën të qartë gazetarëve të DAZN, sapo mbërriti te mikrofonët: “Hidhërim i thellë për këtë disfatë. Humbëm me një gol të pavlefshëm. Është e papranueshme që VAR nuk ka imazhe të tjera. Është e papranueshme ajo që pësoi Inter dhe është e vështirë të flasësh për ndeshjen. Episodi e kushtëzoi ndeshjen, është një mungesë e mëtejshme respekti”.

Lexo më tej: Video/ Dy prekje me dorë në golin që vendosi ndeshjen, Cesari analizon: “Nëse ka, është avantazhi i sigurtë”

Në lidhje me ndeshjen Inzaghi pati pak për të thënë: “U treguam të aftë sepse qëndruam në lojë, por nuk bëmë mirë në kundërsulm. Është një moment i veçantë por ishte edhe i vështirë për shkak të asaj që ndodhi me golin e Juventus. Ajo që ndodhi është shumë e rëndë, nuk mund ta pranoj. Është e vërtetë që ne bëjmë më shumë gabime në kampionat sesa në Champions. Por sot gabimet janë bërë nga arbitrat, jo nga lojtarët tanë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *