• |
ide | kryesore

Kthyen qendrën e masazheve në “strehë” prοstitucioni, arrestohen 4 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër “fole prostitucioni” e maskuar si një qendër masazhesh është evidentuar nga policia e kryeqytetit. Mësoher se në rrugën “Margarita Tutulani” ishte kthyer një biznes në një qendër prostitucioni. Në pranga janë vënë 4 shtetase, njëra prej tyre administratore e qendrës. Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase e punësuar dhe 4 shtetas të tjerë.

“Blutë” kanë sekuestruar 6 aparate celulare, 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari i paligjshme.

Shtetaset e arrestuara janë:

– Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Inside”.

Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase, njëra prej tyre administratorja e qendrës.

Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetase e punësuar në qendrën e masazheve dhe 4 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Inside”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

– Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



9 Comments

    1. Degjerim total ne te gjitha drejtimet bote materialiste kam frike se edhe gruaja ne shtrat do na kerkoje Leke degjenerim total kjo eshte e ardhmja neser

  1. Keto jane investitore strategjike per te zhvilluar vending dhe rritur punesimin brenda vendit.
    Pronarja eshte rilindase dhe patronazhiste.

  2. Po policat bythqira ku e pane se ushtrohesh prostitucion ,apo ishin client ne kete qender masazhi?! Lerini vajzat edhe djemte te lire o polica ,Rob qiri Edvin ka kthyer institucionet e shtetit ne qendra prostitucioni,! Edhe ketu ne USA 90% e qendrave te masazheve prostitucion bejne edhe nuk e can menderen njeri! Pyesni Kimeten se ajo e di se shumica jane coreanojugore!

  3. Nese nuk jane qendra prostitucioni, jane qendra shperndarje te droges. Mjafton te shihni pronaret. E gjitha behet nen dijenine dhe ruajtjen e policise, keta qe goditen jane ata qe nuk kane paguar gjobat rregullisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *