• |
ide | kryesore

Arrestimi i Lefter Allës/ A po kthehen gjyqet politike?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Se me çfarë logjike e humbi Edi Rama konceptin e diskutimit, pa folur për atë të kundërshtimit brenda radhëve të Partisë Socialiste, e shpjegon vetë ai kur i emëroi, pa i pyetur, ministrat e qeverisë që drejton. “Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë të thonë “Po”, nuk ka “S’du” se ky nuk është restorant. Ky është front beteje!” u shpreh ai duke iu referuar vartësve, me të cilët do të punonte mandatin e tretë.

Pas dy vitesh, në Partinë Socialiste po piketohen emrat e kandidatëve për bashkitë në 14 Maj. Disa konfirmohen, të tjerë propozohen dhe ca të tjerë akoma bien. Kuptohet se fjalën e fundit e thotë Rama, që nuk pranon asnjë kundërshtim.

Madje disa deputetë të PS-së po detyrohen të dorëzojnë mandatin pa bërë zë. Ikën nga Tirana ku kanë jetuar gjithë jetën dhe nisën fushatën në rrethe.

Lexo edhe: FOTOT/ Lefter Alla i Bulqizës inauguron rrugën më të çuditshme në Shqipëri

Lexo edhe: Nën hetim për videon me kokainë, Lefter Alla në Prokurori

Ajo që bie në sy në këtë situatë janë disa ecejake të pazakonta në SPAK. Kështu, Artur Bushi, kryetar i Bashkisë së Krujës, u thirr në SPAK pas denoncimit të një qytetari. Vangjush Dako, ish kryetar bashkie në Durrës dhe me një ndikim të fortë në PS e qytetit, u mor në pyetje për 3 orë.

Një tjetër kryebashkiak i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla u godit nga drejtësia e re në prag të rikandidimit. Alla përfundoi në qelitë e burgut për një tender 320 milion lekë, por mësohet se prej kohësh kishte refuzuar të bindej për të mos rikandiduar në 14 Maj. Duke qenë se nuk do të rikonfirmohej nga PS, Lefter Alla po shikonte mundësinë të dilte si i pavarur apo në një parti tjetër për të marrë sërish Bulqizën. Këtë e konfirmoi edhe në sallën e gjyqit.

“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin “Hap krahun”, se sa të bëhen këto gjyqe politike” u shpreh ai, duke konfirmuar se goditja po i vinte nga partia.

Tenderi 2.8 milion euro/ Pse u arrestua kryebashkiakut i Bulqizës, Lefter Alla

Dyshimet i përforcon deklarata e Taulant Ballës, që u tha gazetarëve duke buzëqeshur se PS nuk do të mbrojë askënd.

“Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

Historia ka rikthyer në kujtesë atë që ndodhi me ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjikën shumë vite më parë. Ai u arrestua nga prokuroria në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2015, pasi u përfshi në konflikt me kreun e PS, Edi Ramën që i kërkoi të tërhiqej dhe t’i hapte rrugën një kandidati të ri të PS-së.

“Arrestimi im është një skenar politik, por nuk di regjisorët” u shpreh ai nga ambjentet e një spitali ku u shtrua pasi kishte kaluar parainfarkt në qelitë e burgut. Që nga arrestimi i Shpëtim Gjikës kanë kaluar 8 vjet. Ndonjë në PS edhe mund ta kishte harruar se çfarë e pret nëse kundërshton. SPAK ia kujtoi me arrestimin e Lefter Allës./Lapsi.al



14 Comments

  1. sot nuk gëzojnë dot për Vjosën të shpallur Park Kombëtar.

    Ata që donin t’i merrnin frymën Valbonës në veri me mbi 40 hidrocentrale dhënë fisit, klanit, vartësve, shërbëtorëve dhe mbi 30 mbi Vjosën në jug, dhënë sekserëve të pushtetit, kunatit, dhëndrrit, parrukieres, rrobaqepëses personale, aktores së preferuar, gjykatësit-shërbyes janë në zi.
    Si përherë, janë njerëzit më të ngushtë të klanit të Sali Berishës, që për arsye të mistershme, ende të paspjegueshme, iu qëndrojnë gjërave të bukura që Shqipëria ka, si korbat mbi një kufomë.

    1. Pse njeri eshte ky qe ben te njejtin koment ne cdo shkrim? Ky eshte merl indian i zi e cila eshte e vetmja karakteristike e keaaj gjallese…

  2. Nuk ka asnje te vetem kryetar bashkie te PS ,asnje minister, drejtor te rendesishem asnje qe te

    kete mundesi ne dhe qe nuk e ka shfrytezuar per te vjedhe. Te gjithe pa perjashtim jane hajdute

    sipas rangut te tyre sa e larte pozita e tyre aq me shume kane vjedhur keshtu qe jane te gjithe

    per burg. Se kush shkon ne burg pastaj kete e cakton KM-ja. Se i thote te lash te vidhje deri ketu

    por tani e kane radhen te vjedhin te tjeret. Duhet te kenaqen te gjithe te PS apo jo. Perndryshe

    ne burg.

  3. Limona te shtrydhur, keshtu do perfundojne te gjithe.

    Njerez pa dinjitet, hajdute te pafe dhe mashtruesa te niveleve te papara, njesoj si lideri.

  4. Lef Alla nje Kurban e vocerr qe ky Pushtet Rama ben per tu duker se ja, po denon te korruptuar mes te tijeve!
    Por kete e nxjerr bllof vete Lefi kur deklaroi ne prani te Av. Mbrojte : “Te me kishin thene “Hap krahun” e keshtu te mbyllej kjo pune…” Pra ne kete Pushtet vidh e korrupto e pastaj “Hap krahun” per te tjeret se ashtu nuk te gjen asgje. E thote Lefi, ky Rilindas ne tentative i krye-Rilindasit te Surrelit.

  5. E kuptoni ca koncepti ka ridhjerja. Keta qe emerojne (medemek i zgjedhin) ne krye te puneve jane te gjithe batakcinj. Ky fakt eshte shume i rende pasi tregon edhe nje here se keta pelhra e kane kthyer administraten ne bordello, dmth hy e dil, grabit ca te doje qefi, hap krahun, mbyll krahun etj etj. Dhe delet rrijne e veshtrojne…..

  6. Nga e ke mare kete informacion o zagar i ores 21:44i .Apo ta kane dhene hajdutet te shkuar ate qe do shkruash,..hale!

  7. Ikni o njerez me vrap nga ky vend se e kane uzurpuar banditet, hajdutet, kurvat, bushtrat dhe legenat e Rilindjes. Nuk ka cfare ben me ky popull as me vote e as me gje tjeter.
    Ketu thjesht ka marre fund!
    Shpetoni kokat!

  8. Kokalari tha se Berisha nuk e donte konservatorizmin dhe se vetëm ishte tallur.

    “Sa te turpshëm jeni? Shfrytëzoni konservatorizmin tashti mbas koalicionit me një parti super të majtë dhe mbasi mbyllët sytë dhe gojën për manipulimet e votës së Këshillit Kombëtar, garës së Forumit Rinor dhe primareve për Bashki. E djathta nuk është një doktrinë që tregohet duke i rënë gjoksit, por është doktrinë e njerëzëve me integritet dhe kurajo që dinë ta mbrojnë atë me vepra, dhe jo fjalë.Shpellkari Zaho mos lexo vetem syrin dhe 55 ndryshe cecen do ngelesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *