• |
ide | kryesore

Luis Alberto pa frena me akuzët e tij: “Romanistët provokatorë. Kur të ikën truri duhet ta qepësh”

-Instant, Sport, Video
Luis alberto



Luis Alberto shkatërron Romën në pas ndeshjen e derbit kryeqytetas. Mesfushori spanjoll u paraqit para mikrofonave të DAZN dhe sulmoi ashpër rivalët e tij. Lazio fitoi një derbi të tensionuar, i ndezur nga përjashtimi i Ibanez në mesin e pjesës së parë. Situata vazhdoi me të njëjtin ton deri edhe brenda tunelit dhe dhomave të zhveshjes në fund të ndeshjes.

Në total pati tre përjashtime: përveç Ibanez, edhe Cristante e Marusic u ndëshkuan për sherrin në fund të takimit. Atyre u duhen shtuar edhe dy të tjera në pankinë, një në secilën anë. Për të sqaruar se çfarë ndodhi pas fishkëllimës së trefishtë, Luis Alberto ka folur për mikrofonat e DAZN: “Çfarë ndodhi në tunel? Problemi është se kur ke folur para një ndeshje dhe më pas humbet, duhet ta qepësh. Ata folën shumë përpara dhe i iku truri. Nuk luajtën një derbi, erdhën vetëm për të folur dhe provokuar”.

Aspak i lumtur, lojtari spanjoll shtoi: “Tani dolën, atyre u pëlqen shumë spektakli që bënë në pankinë dhe e vazhduan deri tani. A jam i qetë? Tani po mendoj vetëm të shkoj të darkoj me familjen time dhe të pi një gotë verë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *