• |
ide | kryesore

Ohri pa firma / Krerët e shtetit të tredhur para Vuçiçit

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama begaj nikolli



Treshja e udhëheqësve më të rëndësishëm të vendit ka mbajtur një qëndrim më tepër se steril ndaj marëveshjes së pa firmosur në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit. Në fakt edhe presidenti Begaj edhe kryeparlamentarja Nikolla nuk kanë bërë asgjë më tepër sesa kanë kopjuar qëndrimin e sundimtarit real të vendit Edi Rama. Ky i fundit reagoi menjëherë pas përmbylljes së takimit maratonë të dirigjuar nga BE-ja. Ai shkroi se shpresonte “që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik”. Në rast të kundërt, sipas tij “kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit, shqiptarëve dhe serbëve”.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Në kërkim të Albin tradhëtarit 

Postimin e tij në Twitter, kryeministri e mbylli duke uruar “që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”.

Këtij qëndrimi as mish as peshk, që më tepër do ti shkojë pas fijes kancelarive perendimore sesa të zbatojë detyrimin kushtetues për të qenë në krah të Kosovës iu bashkuan edhe numri 1 dhe numri 2 i shtetit. Në të gjitha deklaratat vihej re meraku për të mos i rënën në qafë Vuçiçit sipas qëndrimit tashmë të shpallur të Edi Ramës. Kryeministri që dikur fajësonte Prishtinën për mos përparimin e dialogut, që bënte pirueta mes palëve gjatë trazirave në veri, për që nuk mungonte ti kundërvihej edhe SHBA e BE- në lidhje me sanksionet që presideti serb nuk aplikonte ndaj moskës duket se i ka ngjitur virusin edhe “eprorëve” që varen prej tij.

Ballkani i hapur, shqiptarët të shqyer/ Si i ndau Vuçiç, Tiranën dhe Prishtinën 

Presidenti Bajram Begaj deklaroi se dakordësimi i së premtes “është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian” Në një postim në Facebook ai u shpreh “besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”.

Ndërsa për kryetaren e parlamentit shqiptar Lindita Nikolla “normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë shënoi një hap të qëndrueshëm përpara, me dakordësimin në takimin e Ohrit për hapat praktikë për zbatimin e marrëveshjes, sipas aneksit të planit evropian”. Në postimin e saj në Facebook ajo nënvizoi se “pajtimi me propozimet, zbatimi i këtij plani dhe dialogu mes dy vendeve do t’i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon dhe avancimit të tyre drejt familjes evropiane”.

Pra sikurse shihet me përjashtim të Ramës, që futi në postimin e tij konceptin provokativ të paqes mes dy kombeve më të mëdhej të rajonit, në të gjitha deklaratat bie në sy neutraliteti prej skandinavi dhe ankthi se mos i bihet në qafë Serbisë.

Gjithçka duhet të dini për marrëveshjen e pa firmosur Kurti-Vuçiç 

Këto deklarata bien edhe më tepër në sy po të krahasohen me qëndrimin që mbajti shefi i opozitës shqiptare. Sali Berisha, ashtu si përherë, nuk shfaqi asnjë drojë për të treguar me gishtë Vuçiçin dhe për të fajësuar atë për mos nënshkrimin as në Bruksel në 27 shkurt dhe as në Ohër në 18 mars, të dy drafteve të servirura nga BE dhe të mbështetura nga SHBA. “Në përfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës” shkroi Berisha në një artikull të gjatë ku theksonte: “Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qënë ligjerisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të dakortësuar gjatë pocesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.

Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendoj se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë”.

Analiza e Daniel Serwer/ Çfarë nuk shkon në marrëveshjen Kurti – Vuçiç

Të parë në këtë pasqyrë, të mbështetur mbi të vërtetën e asaj që ndodhi në Bruksel dhe Ohër, qëndrimet e krerëve të shtetit shqiptar duken qesharake. BE nuk ka nevojë të dëgjojë të përsëritura nga Tirana, si papagall, qëndrimet e saj. Ndërsa Kosova ka nevojë për mbështetje nga gjysma tjetër e kombit. Por në fakt, duke bërë si më perendimorë se evropianët udhëheqësit tanë kamuflojnë në kor linjën e kuqe të vendosur nga Edi Rama: asnjë konflikt me Vuçiçin.

©Lapsi.al



26 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    edvini është tradhëtar i kombit, legjislacioni duhet të ketë hapësira për këtë akuzë, ndërsa në aspektin moral vetëm injorantët nuk e kuptojnë.

      1. Ore maçoku malok !
        Ka sigurisht edhe profesor doktor Berisha gabimet e tij si lider politik, po meqë përmend 97-tën Gërdecin apo 21 janarin si shembuj se ai i paska duartë me gjak shqiptarësh, nëse të tre këto ngjarje analizohen bazuar në fakte, na del krejtë e kundërta.
        Jeni ju ushujzat komunistë enveristë të pangopur me gjak shqiptarësh, që ishin shkaktarët e vërtetë të këtyre ngjarjeve.
        .
        Le të marim 97-ën.
        Vërtetë që Berisha nga mosnjohja e ligjeve të kapitalizmit demokratik, gaboi me piramidat duke i konsideruar si fillesat e bankave private, po kush i ngriti ato ?
        Përveç njëfarë Sudeje, një personazhi sa komik aq edhe misterioz, të gjithë kapot krijuese të piramidave vinin nga falangat revanshiste enveriste, gjë që të krijon bindjen se ato të flamosura piramida, ishin sajesa e tyre për të sulmuar sistemin kapitalist.
        Nëse bëhet një hulumtim i plotë i viktimave të 97-tës , na del se vetëm nja 4-5 të tillë janë vrarë nga forcat e policisë shtetërore, edhe këto në kushte të vetëmbrojtjes, kurse mijra shqiptarë që vazhdojnë akoma edhe sot të vrasin njeri tjetrin, janë viktima pasojë e thyerjes së depove e rëmbimit të armëve edhe me ndihmën e ish oficerëve enveristë fanatikë
        U vra në Vlorë një protestues në kushte akoma deri sot të paidentifikueshme.

        Po sa oficerë të policisë e të SHIK-ut u masakruan egërsisht, jo vetëm në Vlorë , por në gjithë Shqipërinë ?

        Meqë jemi tek vrasjet, a nuk pati vrarë e persekutuar me dhjetra mijra shqiptarë vetëm për mendimin ndryshe qeveria moniste e diktatorit stalinist Hoxha ?
        Pas përmbysjes së diktaturës enveriste, ndonëse qindra mijëra shqiptarë kishin të drejtën e Zotit të hakmereshin për vrasjet e të afërmve të tyre nga sigurimsat, në këto 32 vite rezulton se nuk ka asnjë vrasje të krerëve të makinës vrastare komuniste diktatoriale, përkundrazi komunistët vazhduan të vrasin e persekutojnë të djathtën, sa arritën që pas disa atentateve të vrasin edhe ish kryetarin e parë të PD, studentin hero të demokracisë, Azem Hajdarin.

        Tragjedia e Gërdecit.
        Në parimin bazë të hetimit kriminalist, ku sëpari evidentohen shkaqet e mandej meren në shqyrtim pasojat, edhe ajo tragjedi si shkak kishte paranojën psikopatike të diktatorit stalinist, Enver Hoxha.
        Dihet që ai, veç dhjetra miliarda dollarësh që harxhoi për ta mbushur gjithë Shqipërinë me bunkerë, pat bërë edhe marrëzinë tjetër të grumbullimit të armëve të vjetra stoqe që nga koha e Luftës së parë botërore, duke i shpërndarë në depo armësh në gjithë teritorin shqiptar.
        E pamë se çfarë roli luajtën këto depo armësh të vjetra në 97-tën.
        Me hyrjen e Shqipërisë në NATO, ishte kjo organizatë e fuqishme botërore, që i kërkoi qeverisë demokratike që armatimet e rrezikëshme të shpërndara në depo më qendra banimi, të mblidheshin e të asgjësoheshin për ti zëvëndësuar me armët e reja moderne të NATO e pse jo, duke i zbërthyer të shiteshin në tregun ndërkombëtar si pjesë metalike apo lëndë plasëse për të kompesuar disi blerjen e armëve të reja.
        Është hetuar tragjedia e Gërdecit edhe nga specialistë të kriminalistikës të ardhur nga vendet perëndimore e për te është arritur në perfundimin se ishte një aksident tragjik, jo i qëllimshëm por edhe nga pakujdesia e mosrespektimi i rregullave të sigurisë, duke arrestuar pronarin e fabrikës , mikun e Ramës Delijorgji, një drejtor të ministrisë së mbrojtjes e dhjetra të tjerë që kishin përgjegjësinë e komtrollit të sigurisë për ate fabrikë.
        Jo më doktor Berisha apo ministri i mbrojtjes Mediu, por edhe ata që u arrestuan nuk u akuzuan si “vrasës”.
        Kohët e fundit në Greqi, si pasojë e pakujdesisë së një punonjësi kontrollor të hekurudhës, ndodhi një aksident tragjik, një përplasje trenash me dyfishin e viktimave të Gërdecit.
        Ndonëse vazhdojnë të protestojnë mijra qytetarë grekë për këtë fatkeqësi, nuk kemi dëgjuar sëpaku asnjë media greke ta akuzojë Micotaqisin si “vrasës”

        11 Janari
        11 janari ishte protesta më e dhunëshme pas piramidave, e organizuar nga revanshistët e ish PPSH..
        U vranë 4 “protestues të pafajshëm” e që qenkan “dëshmorë të demokracisë”, kur kjartazi ata ishin viktima të marjes së pushtetit me dhunë nga Edi Rama.
        Cili ishte motivi i asaj proteste të dhunëshme ?
        Të rrëzojmë qeverinë Berisha nga pushteti, qoftë edhe se shkon gjaku deri në gju (thirrje kjo e një ish ministri të mbrendshëm të diktaturës enveriste) sepse po qeveris me një politikan të korruptuar si Ilir Meta ????????????
        Sa e sinqertë e parimore ishte kjo protestë u pa që dy vite më pas, me “të korruptuarin Meta” që ishte sebepi i protestës, Rama bëri një marëveshje bashkëqeverisje, e një nga oficerët drejtues të Gardës që hapën zjarr kundër protestuesve, Rama e emëroi si kryetar të socialistëve të Matit e më vonë kryetar bashkie të kësaj krahine.
        Ndërkaq Rama , ndonëse ka 12 vite që është zotuar se do të ndëshkojë “vrasësin Berisha”, kujtohet të bëjë propogandë me këtë akuzë vetëm kur afrojnë zgjedhjet vendore apo kombëtare.

    1. O vdeksh, po të kishin dëgjuar kosovarët Berishën, sot do të ishin ende nën Serbi………….
      Apo harruat marrëveshjen e Rambujesë!?
      Ju bënte thirrje përfaqësuesve të Kosovës të mos shkonin në Rambuje.
      Dhe kur ata shkuan ju bënte thirrje të mos e firmosnin marrëveshjen..
      Mirëpo Thaçi dhe Rugova e firmosën, Serbët jo, dhe NATO bombardoi Serbinë dhe çliroi Kosovën.
      Dhe kur Beogradi bombardohej, SRB-i ( S ali R am B erisha), bënte thirrje të ndaleshin bombardimet se po vritej populli i pafajshëm serb.
      Sepse kosovarët qo vriteshin nga tanket dhe avionët e Serbisë, të cilët SRB i furnizoi me naftë, ishin të fajshëm.
      Dhe që atëherë Rugova nuk e lejoi më të futej në Kosovë SRB-in.

  2. Marveshja nuk eshte firmosur jo vetem nga Vuçiçi por dhe nga Kurti, dhe si e tille nuk ka marveshje, se kuptoj shkrimin se perse eshte perdorur fjala “tredhje”. Historikisht me serbet shqiptaret kane pasur armiqesira dhe do vazhdojme te jemi armiq por e kemi fqinj e duam apo nuk duam do ulemi e do bisedojme per gjera e mundeshme per bisedime. Gjithsesi me ndonje nga Vuçiçat e radhes do te detyrohemi te bisedojme keshtu qe te bejme te fortin apo trimin nuk ka ndonje vlere yjesht do bisedojme me armikun e races sone sepse nuk kemi mundesi ta zhdukim.

  3. Problèmi eshte se shqiptaret sot nuk kane ne krye politikane te mirefillte, por te komanduar ne detyre, pavaresisht se votojne masivisht.
    Ne keto kushte te gjithe me syte pertej Atllantkut rreken t’i pelqejne Aleatit te madh, madje pa marre parasysh intéresat kombetare.

    Por flamurin e mban Shqiperia, e cila eshte shtet i pavarur prej 111 vitesh e katandisur thjesht “penembajtese” ne cdo situate. Kjo ben qe kur vjen koha te vere pilkat mbi i, ajo ben rolin e “shoqerise se hapur”.

    Ne kete drejtim Kurti ka bere perpjekje dhe ka paguar me rrezimin e Qeverise se pare te tij, por Kosova edhe pas 15 vitesh shtet i pavarur ka pozite te brishte ne syte e fuqi e te medha, si dhe nje opozite te percare.

    1. Shqipëria dhe Kosova të përçarë më shumë se kurrë , shqiptarët mes shqiptarëve , kosovarët mes kosovarëve dhe Shqipëria mes Kosovës si shtet , veçanërisht këto 10 vjet , falë kartelës së çmenduris dhe drogës pa limit të kryeRam-vuçiç-putin , i cili po ashtu si etërit e tij barbar , i urren aq shumë shqiptarët . Prej 10 vjetësh zbaton planin sllavo-komunist të çfarosjes së këtij kombi , që i është qepur si Skënderbeu turqëve për ti shpërngul nga trojet e veta .

  4. ShBA aleatja gjigande e kombit shqiptar e cila ne bashkepunim me luftetaret e UCK ,cliroi Kosoven nga pushtuesi serb ,ja shkerdhen sumen rusit edhe spiuneve te tij.

  5. Putini është përgjegjës për dhunën mbi civilë, më shumë se 16,000 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre, janë transferuar ilegalisht në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë. Berisha nuk kishte Rusinë në dorë, se nuk e dimë çfarë do të bënte bota me të. Edhe pse në këtë vend të vogël, presidenti e kryeministri Berisha ka shkaktuar të njëjtën vuajtje mbi civilë e mbi fëmijë, të paktën 3000 fëmijë janë lënë pa prindër në vitin 1997 kur Berisha sulmoi Jugun e vendit.

    1. Se kush sulmoi ne 97 ti i paemer 17:17 ndiq emisionin Gjurme shqiptare te Martin Memes Ai nuk eshte me asnje parti . Antishqiptaret e kuq ne bashkepunim me korofillaket greke u perpoqen per Vorio epirin por nuk munden. Nje falnderim shume i madh Tansu Cillerit kryeministres turke te kohes qe i dergoi ultimatumin Athines : Nese hyn ne Shqiperi ne do vijme deri ne Athine. Lexo dicka se ta kane shperlare trune me big brodher e perputhen . Po ngordhni per buke e prape rrofte komunizmi qe u a q… nenen gjithe shqiptarevet

  6. Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

    Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet

  7. Edvin sum-mizekali nuk eshte as per Shqiperi e as per Kosove.
    E ka trurin vetem per atlete te bardha me kostum ,shallvare,kemisha mbi pantallona,pra veprime bytheqiri. Gjithe administrata del qe ka vjedhur dhe ky del gjithnje I paster qelibar.

  8. Titulli i shkrimit eshte disi i habitshem, kur thote se kreret e shtetit te tredhur, dakort per Ramen e

    Bergaj po Linditen nga ti a kene nise per ta tredhur valle. Ka 6 ore qe po vras mendjen per kete

    “operacion special ” dhe nuk po e zbuloj dot. Kerkoj ndihme.

  9. Analiz e mir, edhe ideja e Sales qe kush nuk pranon te firmos te ndeshkohet eshte e drejt po Jo e beshme, pasi BE nuk ve sanksione dot ne taste te tilla sipas ligjit te tyre. Edhe acarimi nuk vlen po Rama po te doj le te qihet ne byth me Vicicin privatisht, po ne funksion te kryeministrit nuk ka pse behet ne katolik se papa vetem per te mos merzit shokun Vicvic. Duhet mbeshtetje shum me e fort per Kosoven.

    1. sot nuk gëzojnë dot për Vjosën të shpallur Park Kombëtar.

      Ata që donin t’i merrnin frymën Valbonës në veri me mbi 40 hidrocentrale dhënë fisit, klanit, vartësve, shërbëtorëve dhe mbi 30 mbi Vjosën në jug, dhënë sekserëve të pushtetit, kunatit, dhëndrrit, parrukieres, rrobaqepëses personale, aktores së preferuar, gjykatësit-shërbyes janë në zi.
      Si përherë, janë njerëzit më të ngushtë të klanit të Sali Berishës, që për arsye të mistershme, ende të paspjegueshme, iu qëndrojnë gjërave të bukura që Shqipëria ka, si korbat mbi një kufomë.

  10. Aq sa mund te jete kosova rusi,aq dhe mund te jete serbia usa-europ. Realiteti eshte ky.Ruset kane brenda europes ne zemer te saj dy fuci baroti qe i shperthen kur te doje.Kalingradin dhe serbine.Ne keto kushte ku serbia eshte nen diktatin rus, nen kthetrat ruse,keto samite pajtimi kosovo-serbi fundi i tyre dihet.Mposhtja e putinit ne ukrahin thyen serbine.Shqiptaret e dine mire kete dhe nuk presin ne keto momente qe serbia te thyhet.Jo vucici qe eshte qen bire qene rus i ndyre por dhe nje xhinxhic i dyte , rusia e vret ne vend jo ta nenshkroje,por ta mendoje kosoven e pavarur.Renia e putinit dhe rusise eshte dhe fundi i kines,qe ne te vertet eshte nje kercenim i tmershem per kete planet.Rusia nuk mposhtet me lufte dhe arme,rusia meret vetem me agjenture.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *