• |
ide | kryesore

Pagat në sektorin privat rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në shtet

-Instant, Lajme, Të fundit



Emergjenca në tregun e punës është duke ushtruar presion mbi pagat, por kjo po reflektohet më shumë në sektorin privat. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit 2022 pagat në sektorin privat u rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në atë shtetëror, por pagat e administratë publike vijojnë të jenë më të larta.

Paga mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror arriti në 74,450 lekë më një rritje vjetore 5.6%, ndërsa paga në sektorin privat arriti në 62,198 lekë me rritje vjetore 14.5%. Rritja më ritme më të larta se në sektorin publik po ngushton diferencën e pagave ndërmjet sektorit privat dhe atij publik. Në vitin 2018 paga mesatare në sektorin privat ishte sa 76% e pagës mesatare në shtet, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ky raport arriti në 83.5%.

Tregu i pagave në sektorin privat po lëviz më shpejt, i nxitur nga dy faktorë kryesorë. Së pari, të gjithë sektorët e ekonomisë po përdorin rritjen e pagave për të mbajtur punonjësit, të cilët po pakësohen çdo ditë nga emigracioni dhe konkurrenca ndërmjet sektorëve të brendshëm.

Së dyti, qeveria po rrit pagën minimale më ritme më të larta se në fillim të dekadës. Me një vendim të fundit paga minimale arrin në 40,000 mijë lekë në fillim të prillit nga 36,000 mijë lekë që është aktualisht ose 18% më shumë më e larta që nga viti 2007.

Emergjenca për punonjës po ushtron presion për rritjen artificiale të pagave në kushtet kur modeli ekonomik nuk po orientohet nga produktiviteti. Bizneset në të gjitha sektorët në përpjekje për të mbajtur stafet po aplikojnë rritjen e pagave si mundësia e fundit për të shmangur falimentin. Katër vite më parë gati 45 për qind e të punësuarve paguheshin deri në pagën minimale.

Vitin e kaluar në tremujorin e tretë të vitit kjo kategori zuri vetëm 15% të totalit te të punësuarve, sipas raportimit të INSTAT. Brenda një viti përqindja e punonjësve me pagë minimale u përgjysmua teksa u pa një rritje e kategorive të punonjësve me paga më të larta.

Vitet e mëparshme vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale pritej me debat për shkak të kostove që krijonte të bizneset.

Si një ekonomi që e ka të bazuar modelin të krahu i lirë i punës, pagat e ulëta vazhdojnë të jenë në themel të konkurueshmërisë, por tani kur forca e punës po emigron pikërisht prej pagave të ulëta, leva e pagave duhet të lëvizë në marshe më të shpejta./ Monitor



6 Comments

  1. “rritjen artificiale të pagave në kushtet kur modeli ekonomik nuk po orientohet nga produktiviteti. ”
    Ku mbeshtet ky opinion i artikullshkruesit? Ne mesimet e vyera te ” udheheqesit te gjate” te cilit nuk i ka thene askush pune e mbare?
    Nje puntor ndertimi ne Shqiperi “prodhon” ndertesa qe shiten aq sa ne vendet e tjera te Europes, ne mos me shume. A nuk duhet te paguhet edhe ai sa nje punetor i Europes ?
    Ne sektorin fason, prodhimi eshte i njejte ne cilesi e shitet me te njejtin treg, me te njejtin cmim. Le te supozojme se punetori europian ka rendiment 1.5 deri 2 here me te larte se punetori shqiptar (qe nga eksperienca ime nuk eshte e vertete) e justifikon kjo pagen 10-15 here me te vogel?
    Mentalitet skllavi.

    1. Mentaliteti yt nuk eshte i duhuri…Qe pagat duhet te rriten, jemi dakord te gjithe. Qe paguhet punetori shqipetar 10-15 here me pak eshte jo e vertete. Duke qene se punetori shqipetar ne fason merr 40.000 Leke, i bie qe jashte vendit merr min 400.000 Leke. Ku keshtu? Ku i ke pare keto shifra ti?Punetori Shqipetar ka rendimet rreth 3-4 here me te ulet se punetori ne EU. Sa i perket pallateve, Puna e ndertimit eshte shume me e komplikuar per ta kuptuar por nuk ulet paga me pak se 60.000 Leke. Teorite e barazise nuk varen nga llafet neper forume por nga tregu aq me pak nga “i gjati” apo nga “plaku psikopat”..Jane njelloj te gjithe. Tendenca e rritjes se rrogave shpresojme te vazhdoje, por nuk mund te jete e pafundme..

    2. Parimisht ke te drejte, por e ke leshuar doren pak me shifrat.
      Nje puntor fason ne shqiperi aktualisht paguhet 30’000 Lek, 10 here me shume i thone 2600€.
      Nga njohurite e mia nje punetor i tille ne Itali nuk mer me shume se 1300€, le te mos flasim pastaj per Rumanine dhe Bullgarine.
      Rritja e pagave ne kete menyre artificiale eshte shume e demshme per ekonomine. Shkaku i kesaj rritje eshte shume i qarte, shpopullimi qe po i ben Rilindja Shqiperise, njerzit nuk po largohen me per arsye ekonomike, por per arsye politike.

  2. Tani ju te dy qe i beni koment komentit tim :
    Se pari, ndani mendjen sa merr punetori shqiptar ne fason, 300 000 apo 400 000,se diferenca eshte goxha e madhe.
    Se dyti, i referoheni pages bruto apo asaj neto. Ne se behet fjale per pagen bruto, jepni edhe korespondenten bruto ne Europe.
    Se treti,ku bazoheni se rendimenti i punetorit shqiptar eshte 3 – 4 here me i ulet, jep nje shembull. Per dijenine tuaj, ne fasone punohet ne linja teknologjike qe kane nje kufi te rendimentit qe nga projektimi e prodhimi i tyre,. Mund te levizesh brenda diapazoneve te percaktuara.,por nuk mund ta tejkalosh apo ta zvogelosh ne minimum rendimentin e linjes se perndryshe ajo del jashte funksionit. Nuk behet fjale per pune artizanale ku nje artizan europian edhte me i shpejte se nje artlzan shqiptar. Nuk e di sa njohuri keni per linjat zinxhir te prodhimit. Une kam punuar dhe drejtuar per disa vite disa te tilla.
    Teknologjia presupozon te krijosh produkte me nje nivel te caktuar cilesie duke perdorur linja e makineri te sofistikuara qe vihen ne pune nga njerez, punetore, jo shume te kualifikuar..
    Se treti, nga e nxirni prrfundimin qe ne ndertim paga nuk zbret nga 600 000 lek ne muaj. Ju kujtoj se 600 000 nuk eshte paga mesatare e pedagogeve ne universitet e ketij vendi.
    Per ndertimin ka nje fakt shume domethenes, pothuajse te gjithe punetoret kane punuar edhe ne Europe dhe ta thone vete se sa jane paguar per te njejten pune.
    Dhe fundit, paga percaktohet nga sasia dhe cilesia e produktit dhe jo nga koha qe ti shpenzon duke ndenjur ne ambientet e punes.
    Per te njejten sasi prodhimi dhe per te njejten cilesi, (jo me kot ju permenda dy shembuj ku cilesia eshte e krahasueshme ne mos e njejte) a paguhet punetori shqiptar njesoj si ai europian?
    Thene ndryshe, i njejti punetor shqiptar nga shtetesia e kombesia, pse paguhet me shume per te njejten pune kur e ben ate ne Europe?
    Dhe dicka te fundit per komentuesin AS, arresyet e largimit jane gjithnje ekonomike, ata ikin per pune, nuk shkojne per politikane e deputete ne Evrope. Politika nuk eshte kurre nje qellim ne vehtvehte. Politika eshte vazhdim dhe pjese e ekonomise. Po nuk e ke kuptuar kete, kot sa lodhesh te gjesh shkaqe e arresye.

    1. Shumica, per mos te thene te gjithe shoket dhe te njohurit e mi nuk kane emgruar per arsye ekonomike.
      Shumica kane pas punera dhe rroga te mira, gjithashtu une njoh dhe shume mjeke me eksperience, mbi 40 vjec, me klinika private, me shpia nga 150’000€, por gjithsesi kane zgjedhur rrugen e emigrimit. Shumica ikin per femijet!
      Normal qe ka dhe shume Shqiptare te tjere qe jan pa zanat , pa shkolle, pa profesion, qe e kane te veshtire te nzjerrin buken e gojes ne Shqiperi dhe detyrohen te emigrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *