• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Rritje temperaturash dhe dominim kthjellimesh

-Instant, Lajme, Të fundit



Pjesa e parë e ditës do të sjellin në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin. Kalime të pakta të vranësirave pritet të ketë në zonat e thella malore. Parashikohet që pas mesdite dhe në vijim vranësirat e lehta të shfaqen përkohësisht në pothuajse gjithë territorin. Megjithatë ato nuk do të mund të sjellin reshje.

Ndërsa një pjesë e mirë e bregdetit do të mbetet me kthjellime.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *