• |
ide | kryesore

Presidenti i Senatit, tifoz i Inter, La Russa shpërthen kundër Juves: “Ndaj tyre e nisim gjithnjë nga -1”

-Instant, Sport
La Russa



Ndeshja Inter-Juventus përfundoi me fitoren 0-1 të bardhezinjve. E polemikat për arbitrimin e Daniele Chiffi nuk tregojnë asnjë shenjë zbutjeje. Prekjet e topit me dorë nga Rabiot e Vlahovic, nga ku lindi goli vendimtar i Kostic, shpërtheu një lumë protestash brenda dhe jashtë fushës. Në këtë kontekst, ka ardhur edhe shpërthimi i ashpër i Ignazio La Russa, president i Senatit dhe tifoz i njohur i zikaltërve.

Një ditë pas ndeshjes në San Siro, Ignazio La Russa foli në mikrofonat e Radio gr Parlamento. Presidenti i Senatit dha opinionin e tij gjatë transmetimit Politika në futboll: “Kur Inter luan kundër Juves nis gjithmonë nga -1. Ndeshja u kushtëzua nga një padrejtësi e qartë”.

Lexo më tej: Inzaghi i tërbuar pas golit të lejuar Juves: “Shumë e rëndë ajo që ndodhi, treguan mungesë respekti”

Gjatë fjalës së tij, kreu i Senatit italian La Russa vazhdoi më pas në linjën e lartpërmendur: “Kundër Juves, në fakt, duhet të bësh gjithmonë diçka më shumë. Më bën të qesh kur dikush vë në dyshim prekjen e topit me dorë”. Më pas, për ndeshjen e zikaltërve: “E gjithë kjo nuk justifikon paraqitjen e Interit. Kishte 70 minuta për të rikuperuar, por mungesa e lojës ishte evidente”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *