• |
ide | kryesore

Qeveria franceze u mbijeton 2 mocioneve në parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
franceze



Qeveria franceze i ka mbijetuar me një rezultat të ngushtë një mocioni mosbesimi që u pasua nga reforma e rritjes së moshës së pensionit në 64 vjeç. Mocioni i paraqitur nga deputetët e qendrës mori 278 vota pro, duke mos arritur 287 votat e nevojshme. Nëse do të kishte qenë i suksesshëm, Presidenti Emmanuel Macron do të duhej të emëronte një qeveri të re, ose të thërriste zgjedhje të reja.

Një mocion i dytë i mosbesimit, i paraqitur nga partia e ekstremit të djathtë të Frontit Nacional të Marine Le Pen, gjithashtu nuk kaloi. Tashmë të dyja mocionet kanë dështuar dhe projektligji për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 do të bëhet ligj.

Mocioni i parë, i cili pati mbështetjen e disa partive të majta, duke përfshirë Partinë e Gjelbër dhe Partinë Socialiste, ishte i vetmi që mund të kishte sukses. Mocionet u ngritën pasi kryeministrja Elisabeth Borne përdori nenin 49:3 kushtetues për të kaluar ligjin e pensioneve pa e hedhur në votim javën e kaluar. Që nga ai moment, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Francës në protesta.

Debati i tensionuar filloi në orën 16:00 në Asamblenë Kombëtare ku anëtarët e opozitës bënin zhurmë dhe tallnin kryeministren Borne kur ajo doli në podium. Kryeministrja tha se qeveria “asnjëherë nuk ka shkuar dot aq larg për të gjetur një kompromis” për miratimin e ligjit.

Boris Vallaud nga Partia Socialiste, i cili mbështeti mocionin e mosbesimit i bëri thirrje qeverisë të “tërheqë” reformën jopopullore të pensioneve ose “ta hedhë atë për votim në popull”. Ai kritikoi gjithashtu reformën që po ndodh mes një krize të kostos së jetesës për francezët.

Macron ka argumentuar se popullsia e moshuar e Francës e bën skemën aktuale të pensioneve të papërballueshme. Por ky nuk është një mendim që ndajnë të gjithë në parlament. Partia Republikane ka 61 vende në Asamble dhe javën e kaluar kreu i tyre, Eric Ciotti, tha se nuk do të mbështeste mocionet e mosbesimit.

Ciotti tha se vendimi për të përdorur klauzolën kushtetuese ishte “rezultat i shumë viteve të dështimeve politike” që demonstruan “një krizë të thellë në kushtetutë” dhe se ai nuk besonte se mocioni i mosbesimit ishte zgjidhja. Vendimi për të përdorur nenin 49:3 ka zemëruar shumë në Francë. Protestuesit u përleshën me policinë në fundjavë. Mijëra njerëz ndezën zjarre në të gjithë vendin dhe disa hodhën fishekzjarrë ndaj policisë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *