• |
ide | kryesore

Tentuan të arratiseshin, vihen në pranga dy të rinjtë shqiptarë në Perugia

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Perugias ndaloi një automjet të dyshimtë në të cilin ndodheshin dy persona. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy shtetas me origjinë shqiptare dhe me precedentë penal, identiteti i të cilëve ende nuk është zbuluar. Të rinjtë akuzohen se kanë vjedhur një grua. Një prej tyre ka tentuar të largohet në momentin që janë ndaluar, duke i shkaktuar edhe lëndime policit që kishte tentuar të pengonte arratisjen.

Pas kontrollit  iu gjetën disa bizhuteri ari dhe një shishe që përmbante lëndën e përdorur për njohjen e arit. Brenda makinës u gjet edhe një mjet  për vjedhje. Për këto arsye, të dy shqiptarët u arrestuan.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *