• |
ide | kryesore

Video/ Dy prekje me dorë në golin që vendosi ndeshjen, Cesari analizon: “Nëse ka, është avantazhi i sigurtë”

-Instant, F1, Sport, Video
Cesari



E preku Rabiot, i ra në dorë Vlahovic, apo serbi e sistemoi më pas topin me krah. Kishte shumë pikëpyetje në aksionin e Juventus që solli golin që vendosi ndeshjen në derbin e Italisë kundër Inter. Zikaltrit humbën në San Siro 1-0 ndaj bardhezinjve duke bërë një përfaqësim zhgënjyes. E megjithatë dyshimet për aksionin që u kontrollua gjatë edhe me VAR mbeten. Në cështje u thirr edhe ish-arbitri Graziano Cesari, moviolist në emisionin Pressing.

Lexo më tej: Video/ Kostic fundos Inter mes polemika: zikaltrit pretendojnë prekje me dorë, Juventus -7 nga Champions

Prekja e dorës e dënueshme në lëvizjen që çon në golin e Kostic, që vendosi ndeshjen mes Inter dhe Juventus është ajo e fundit nga Dusan Vlahovic. Mund të dallohet në imazhin e treguar nga ish-arbitri Graziano Cesari për Pressing në Italia 1. Sulmuesi i Juventusit duket se ndihmohet, për të rregulluar topin, me krahun e djathtë. Serbi pastaj shërbeu për Rabiot. “Ka një prekje me krah dhe rrotullimi i topit ndryshon. Ai shkonte nga jashtë dhe befas shkoi nga brenda. Nëse ka prekje me krah, avantazhi është i sigurt”, tha Graziano Cesari. “Imazhet janë aty, pse duhet thënë që imazhet nuk janë…?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *