• |
ide | kryesore

Allegri bind Rabiot të qendrojë te Juventus: ka vetëm një kusht që duhet plotësuar

-Instant, Sport
Rabiot



E ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë ende bardhezi. Mesfushori francez po reflekton seriozisht për mundësinë e rinovimit të kontratës me Juventus. Lojtari shkon në skadencë në qershor, edhe pse vullneti i tij për momentin nuk është aspekti më i rëndësishëm i negociatave. Rabiot po bën shumë mirë në Torino e ka besimin e pakushtëzuar të Max Allegri. Tekniku beson tek ai edhe në momentet më të vështira dhe Rabiot i ka skalitur një rol themelor vetes në skemat e livornezit.

Me francezin, Locatelli e Fagioli, mesfusha e Zonjës është rikthyer të ketë një identitet të qartë pas vitesh paqartësish. Lëvizja e lojtarëve që nuk ishin kurrë realisht në nivel e kishin bërë mesfushën pikën e dobët të skuadrës si gjatë drejtimit të Sarri ashtu edhe Pirlos.

Me 9 gola dhe 4 asiste në 33 paraqitje sezonale, Rabiot deri më tani ka qenë një nga lojtarët më të mirë të sezonit të Juventus. Francezi i ka bërë tifozët të ndryshojnë mendje. E bashkë me ta edhe drejtuesit që mezi prisnin ta hiqnin qafe. Mesfushori ka garantuar vazhdimësi edhe në nivel fizik. Në vitin 2023 ai ka luajtur 15 ndeshje nga 17 duke mbetur në fushë për 90′. Kjo është arsyeja pse Allegri është i gatshëm të bëjë gjithçka në mënyrë që të mos i duhet ta privojë veten nga ai.

Lexo më tej: Video/ Kostic fundos Inter mes polemika: zikaltrit pretendojnë prekje me dorë, Juventus -7 nga Champions

KËRKESAT E RABIOT E MAMA VERONIQUE

Vullneti i trajnerit dhe ai i lojtarit nuk janë gjithçka, duke pasur parasysh situatën e komplikuar të klubit. Rabiot nuk ka marrë ende asnjë ofertë zyrtare nga skuadrat e tjera. E pra, vlerësuesit për të nuk mungojnë, por për të rinovuar ai dhe nëna e tij Veronique kërkojnë 10 milionë euro në sezon. Është një shifër që Juventusi mendon se mund t’i afrohet, duke shtuar bonuse. Por që ndoshta do të paguhet vetëm në rast arritje në Champions League. Një turne nga e cila Adrien nuk do të dëshironte në asnjë rast të hiqte dorë.

Prandaj, për t’u ulur në një tavolinë, para së gjithash do të jetë e nevojshme të pritet një përgjigje nga Kolegji i Garancisë Coni. Ai do të shprehet më 19 prill për apelin bardhezi kundër -15 në renditje. Edhe CFO, Francesco Calvo, e tha qartë para Inter-Juve: “Ne po diskutojmë të ardhmen e Rabiot së bashku pa u nxituar. Ne e dimë sa mirë jemi me të dhe sa ai shkon mirë me ne. Ne e dimë se ka shumë të panjohura nga pikëpamja sportive dhe jo sportive. Vendimi i Kolegjit të Garancisë do të jetë i rëndësishëm, pastaj do të flasim me lojtarët tanë”. Takimi është lënë për pas dënimit, kur do të diskutohet edhe e ardhmja e Angel Di Maria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *