• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohen 34 mijë euro në portin e Durrësit, shoferi ua ndau pasagjerëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrësit



Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të policisë së Durrësit zbuluan një tjetër rast të futjes së parave të padeklaruara në vend.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar një automjet tip furgon të linjës “Bari-Durrës” me drejtues shtetasin J. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Dyshohet se këto para janë përfituar nga aktivitete të paligjshme jashtë vendit.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është rasti i 6-të i tentativave të goditura gjatë muajve të fundit, për të futur ilegalisht në vendin tonë, shuma të mëdha parash. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *