• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë në dush një turist spanjoll në Divjakë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
E rëndë në Golem, pushuesi ndërron jetë sapo hyn në det



Policia e Lushnjës ka njoftuar mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë të ndodhur në një hotel në Divjakë. Një turist spanjoll është gjetur i pajetë në dush. Policia thotë se nga hetimet e para dyshohet se 47-vjeçari ka dëmtuar veten me një thikë, por sërish rrethanat dhe motivet janë të paqarta. Shoku i tij i dhomës është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

“Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes. Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Në Divjakë një turist spanjoll gjendet i pajetë në dush* ndoshta, por ashtu si e keni bërë ju analfabetë s’bëhet fjalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *