PSV Eindhoven ka njoftuar se tifozi që sulmoi portierin serb të Sevilla, Marko Dmitrovic është përjashtuar nga stadiumi për 40 vitet e ardhshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në ndeshjen e dytë të playoff të Europa League në Philips Stadion më 23 shkurt. Agresori 20-vjeçar, dukshëm i dehur, pushtoi fushën në minutën e 92′ të ndeshjes, që përfundoi 2-0. Holandezi tentoi të godiste portierin kundërshtar, i cili e shtriu përtokë derisa mbërritën agjentët e sigurisë. Tifozi më pas u largua nga fusha dhe përfundoi i arrestuar.
Lexo më tej: Video/ Di Maria i merr topin Nantes: trigolëshi i Fideo kualifikon Juventus, PSV i shkon afër përmbysjes
Për aktin e tij të çmendur ndaj Dmitrevic, ultrasi holandez u dënua me tre muaj burg, një prej të cilëve me kusht, të cilin aktualisht po e vuan. Ai u dënua gjithashtu edhe me dy vjet liri me kusht. Përveç kësaj, ai u pushua nga puna dhe u përjashtua nga klubi sportiv ku bënte pjesë.
PSV pitch invader goes to punch Sevilla and Serbia goalkeeper Marko Dmitrovic and bounces off him.pic.twitter.com/wviFZo819S
— Sam Street (@samstreetwrites) February 23, 2023