• |
ide | kryesore

Katër mbijetesa radhazi në Premier League: 75 vjeçari Roy Hodgson kthehet në pankinën e Crystal Palace

-Instant, Sport
Hodgson



75 vjeç dhe nuk i ndjen aspak. Roy Hodgson i rikthehet rolit të trajnerit në Premier League. Skocezi ulet në pankinën e Crystal Palace, të cilën e kishte drejtuar edhe mes viteve 2017 dhe 2021, duke arritur katër mbijetesa radhazi. Hodgson nënshkroi një kontratë deri në fund të sezonit me Crystal Palace. Ish-trajneri anglez, që në të kaluarën është ulur edhe në pankinën e Interit në Itali, ka marrë vendin e Patrick Vieira. Francezi është shkarkuar të premten e kaluar dhe trashëgon një ekip në vendin e 12 në renditje. Crystal Palace është aktualisht vetëm tre pikë mbi zonën e rënies dhe vjen nga katër disfata radhazi. Në ndeshjen e fundit ata humbën 4-1 ndaj kryesuesve të Arsenal. Në atë ndeshje, në pankinë ishte Paddy McCarthy, që është kthyer të jetë ndihmës trajner.

“Është një privilegj të thirrem për të udhëhequr një klub – tha Hodgson -që ka patur gjithmonë shumë rëndësi për mua. Detyra ime e rëndësishme është të përmbys fatet e ekipit. Qëllimi ynë i vetëm është të kthehemi të fitojmë për të marrë pikët rëndësishme për shpëtim. Crystal Palace njihet për shpirtin luftarak dhe jam i sigurt që të gjithë tifozët tanë do të luftojnë me ne, duke filluar nga ndeshja e radhës kundër Leicester”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *