• |
ide | kryesore

Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në, “Lëvizja Bashkë” regjistrohet në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lëvizja Bashkë



Partia “Lëvizja Bashkë” me kryetar Arlind Qorin do të regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Vendimi është marrë sot në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Në këtë seancë u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjdhjeve për mosregjistrimin e partisë në fjalë në zgjedhje dhe detyrimin e KQZ-së për zbatimin e këtij vendimi.

Pjesë nga njoftimi:

Me vendimin Nr. 4, datë 21.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor,

VENDOSI:

Pranimin e padisë.
Detyrimin e palës së paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të regjistrojë partinë politike “Lëvizja Bashkë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e organeve për qeverisjen vendore të datës 14 maj 2023.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.
Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
U shpall në Tiranë më datë 21.03.2023.



7 Comments

    1. Jo mor jo, Rames i sherben Berisha i cili mbeshteti Bashen per kryetar te PD ne 2021 edhe pse ai kishte humbur 4 pale zgjedhje dhe i dhuroi te gjitha Bashkite Rilindjes ne 2019. Berisha duke zgjedhur si kandidat Kellicin, nje mashtrues dhe hajdut ia dhuroi Bashkine e Tiranes Lali Fikut.
      Po te zgjidhte nje person me integritet Tirana kishte shance per tu fituar.

      1. O AS-kush po si ka mundësi të kesh kaq mllef për një djal të ri!!!Po si mor vazhdoni me mentalitetin komunist të shpifni kaq paturpshëm.

  1. O ju qifsha robt mu ne veret me 1 milion votues 70 parti regjistroni.Thyefshi qafeh o moter dhe graqire te –KQZ-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *