• |
ide | kryesore

Mancini i habit të gjithë në Itali, ndryshon hierarkitë: “Në listën time i pari Pafundi, pastaj vijnë të tjerët”

-Instant, Sport
Pafundi



Njëzet muaj pas finales së Euro 2020 është sërish Itali-Angli. Pas mungesës në Kupën e Botës në Katar, kombëtarja e Roberto Mancini është gati të rikthehet në fushë. Italia do të përballet me ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024. Takimi i parë në Napoli, është të enjten, kundër anglezëve: “Tashmë është bërë klasike, pak si Itali-Gjermani”, komentoi Mancini. Probleme ofensive për teknikun e Italisë, që ka thirrur edhe adoleshentin e Udinese Simone Pafundi.

Sulmuesi ka luajtur vetëm 9 minuta që nga thirrja e fundit, por Mancini ishte i qartë: “Pafundi i pari, pastaj të gjitha të tjerët: kjo është ideja ime kur shkruaj listën. Ai ka cilësi të pabesueshme, ai është një djaloshi që ka bërë tani 17 vjeç. Shpresa është që Pafundi të mund të luajë në Serie A dhe më pas të jetë lojtar për ekipin kombëtar për 20 vitet e ardhshme. Ne besojmë shumë tek ai”.

RETEGUI, ARGJENTINASI I NATYRALIZUAR

Lajmi tjetër i madh nga kampi stërvitor blu përfaqësohet nga Mateo Retegui. Sulmuesi argjentinas me nënshtetësi italiane i huazuar nga Boca Juniors te Tigres është i gjithi për tu zbuluar: “Ne e kemi ndjekur prej disa kohësh. Ai ka cilësi dhe është një djalë i ri. Nuk mendonim se do të thoshte po, e megjithatë ai pranoi menjëherë. Shpresa është se mund të jetë i rëndësishëm, ai është një djalë i zgjuar dhe i ri”. A do të luajë kundër anglezëve? “Është Scamacca, është ai dhe Gnonto. Do luajë një nga këta tre, duke shpresuar se janë mirë. Scamacca nuk ka 90 minuta, ai ka luajtur vetëm 65 minuta në Kupë. Gnonto është i vetmi që luan gjithmonë në Premier League. E tani po ndjekim Mateon”.

Pas përballjes për supremacinë, të dielën kombëtarja e Italisë viziton Maltën. Të kaltrit u grumbulluan sot në Coverciano për herë të parë pa Luca Vialli: “Kam folur tashmë për këtë me djemtë, do të jetë e rëndësishme për ne ta kujtojmë – deklaroi Mancini në konferencë –. Njësoj sikur të ishte me ne. Ai kishte hapësirat e tij dhe nuk është e lehtë për ne, duhet të përpiqemi të bëjmë mirë edhe për të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *